1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ish - kryeministri Thaksin Sinavatra kthehet në Tailandë

Ish-kryeministri tailandez Thaksin Sinavatra, i rrëzuar nga pushteti para 17 muajsh me një puç ushtarak, kthehet nga ekzili në atdhe. Miliarderi pritet të arrijë të enjten në Bangkok dhe do t`i paraqitet autoriteteve

Ish kryeministri tailandez, Thaksin Shinawatra

Ish kryeministri tailandez, Thaksin Shinawatra

Vendimi për kthimin e Thaksinit u morr pas fitores së zgjedhjeve nga ithtarët e tij në dhjetor të vitit të kaluar. Thaksin ka mbetur para së gjitha shumë i popullarizuar tek masat e varfra, të cilat i ka mbështetur fuqishëm gjatë pesë viteteve që ka qeverisur vendin.

Pojamarn Shinawatra, 8 janar 2008

Pojamarn Shinawatra, 8 janar 2008

Kthimi në atdhe i ish-kryeministrit të rrëzuar nga pushteti po pritet me tension. Që prej puçit ushtarak në shtator të vitit 2006, kryeministri disavjeçar po jetonte në ekzil. Hi-Thaksin një faqe interneti e afërt me politikanin shumë të popullarizuar në Tailandë ka njoftuar për kthimin e Thaksinit në atdhe. Përmes faqes së internetit u bëhet thirrje ithtarëve të tij që të tubohen në Bangkok, për të përshendetur ashtu siç e meriton Thaksini, me rastin e kthimit në atdhe. Qeveria tailandeze nën drejtimin e Partisë së Forcës Popullore PPP, një organizatë pasuese e partisë së themeluar nga Thaksini 'Tailandezët duan tailandezët' i kthye atij para ca kohësh pasaportën diplomatike. Megjithatë një datë për kthimin e tij në Tailandë nuk është caktuar, tha ministri i jashtëm Moppadol Pattama, ish avokat i Thaksinit: 'Thaksini do të kthehet pa bujë si njeri i thjeshtë në Tailandë. Megjithatë nuk do të kishte qenë vendim peshuar mirë, sikur populli të mos lajmërohej me kohë për këtë'.

Demonstrues kundër Thaksin Shinawatra, 14 mars 2006

Demonstrues kundër Thaksin Shinawatra, 14 mars 2006

Nga ana tjetër nuk përjashtohet mundësia e protestave të kundërshtarëve të Thaksinit. Demonstratat masive kundër qeverisë patën kontribuar shumë në puçin e zhvilluar para një viti e gjysëm. 'Kundërshtarët e Thaksinit kanë të drejtë që të shprehin mendimin e tyre për aq kohë sa ato nuk bien ndesh me ligjet aktuale të vendit. Askush nuk guxon të dal mbi ligjin. Ajo çfarë vlen për Thaksinin vlen edhe për kundërshtarët e tij'.

Aleanca për Demokraci, kritike ndaj Thaksinit, nuk e ka përjashtuar mundësinë e demonstratave kundër ish-kthimit të ish-kryeministrit, Thaksin. Sonthi Limkongkung, një prej liderëve të Lëvizjes Anti-Thaksin: 'Thuhet se ne kemi bërë thirrje për demonstrata por kjo nuk është e vërtetë'.

Ushtarë tailandezë ruajnë rrugën, shtator 2006

Ushtarë tailandezë ruajnë rrugën, shtator 2006

Qeveria e re që tani ka kthyer disa prej vendimeve të diskutueshme politike të ish-qeverisë së Thaksinit, në mesin e tyre edhe fushatën të kritikuar ashpër kundër drogës gjatë së cilës u patën vrarë nën qeverisjen e Thaksinit më tepër se 2500 njerëz. Chamlong Srimuang nga Aleanca për Demokraci thotë se në rast nevoje masat do të mobilizohen sërish: 'Nëse në vend do të kemi prapë telashe ne do të dalim sërish në rrugë'.

Thaksin duhet të dal në gjyq në Tailandë. Ai akuzohet për korrupsion dhe abuzim detyre. Gruaja e tij Pojamon, e cila u kthye në Tailandë para disa javësh u arrestua dhe u lirua sërish kundrejt pagesës së kaparit. Se si do të veprohet me Thaksinin është ende e paqartë. Kryeministri Samak Sundarajev pat premtuar gjatë fushatës elektorale se Thaksini do të rehabilitohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

  • Data 26.02.2008
  • Autor Bernd-Musch Borowska
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DDVQ
  • Data 26.02.2008
  • Autor Bernd-Musch Borowska
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DDVQ