1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Ish-kryeministri i Kosovës shpallet i pafajshëm - 'Në të gjitha pikat e aktakuzës i pafajshëm.'

Në rast dyshimi pro të pandehurit - kjo vlen edhe në Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës për Krime Lufte. Ky i fundit e shkarkoi ish-kryeministrin kosovar Haradinaj prej të gjitha akuzave për vrasje dhe keqtrajtime.

default

Ramush Haradinaj gjatë paraqitjes së tij të parë në Tribunal më 14 mars 2005.

Bëhej fjalë për krime mizore, dëbime, keqtrajtime dhe vrasje të civilëve joshqiptarë në Kosovë në kohën nga marsi deri në shtator të vitit 1998, pra ende para ndërhyrjes së NATO-s. Sipas aktakuzës së Tribunalit të Hagës për Krime Lufte, urdhërat për këto krime i ka dhënë komandanti i atëhershëm i UÇK-së dhe kryeministri i mëvonshëm i Kosovës Ramush Haradinaj. Në mars 2005 u ngrit zyrtarisht padia, Haradinaj ju dorëzua vullnetarisht tribunalit. Tani ai u shkarkua prej akuzave, sepse krimet nuk mund t'i ngarkoheshin përtej dyshimeve.



Për një orë e shpjegoi dhe e arsyetoi gjykatësi Alphonse Orie vendimin, para sesa t'i lutej të akuzuarit kryesor Ramush Haradinaj që të ngrihej nga banka e të akuzuarve.


'Gjykata ju konsideron ju zoti Haradinaj në të gjitha pikat e aktakuzës të pafajshëm. - Qetësi ju lutem.'


Derisa Orie shpalli vendimin në tribunën e vizitorëve pas xhamit antiplumb të sallës së gjyqit shpërthyen duartrokutje kështu që gjykatësi u detyrua të bënte thirrje për qetësi në radhët e përkrahësve të të shpallurit i pafajshëm.


Krimet e renditura në aktakuzë, si vrasje, tortura, dëbime dhe përdhunime janë kryer vërtet, tha juristi holandez në arsyetimin e vendimit, por, tha ai, mungojnë provat që komandanti i atëhershëm i UÇK-së Haradinaj t'i ketë toleruar apo madje të ketë dhënë urdhërat, nuk dallohet ndonjë sistem prapa këtyre krimeve.


'Gjykata është e mendimit, se keqtrajtimi, dëbimi dhe vrasja e serbëve, sintive, romëve dhe e civilëve shqiptarë, që shiheshin si kolaboracionistë, nuk ka ndodhur në atë masë dhe as në atë shpeshti që këtu të mund të flitej për një sulm të qëllimshëm ndaj popullatës civile.


Gjykatësit nuk donin t'i bashkoheshin mendimit të prokurorëve, të cilët i akuzonin tre të akuzuarit për veprime sistematike. Për këtë arsye prokurori David Rae, i cili dukej që ishte zhgënjyer, kishte kërkuar 25 vjet burg. Është e mundur që ai ta kundërshtojë vendimin. Gjykatësit shpallën fajtor vetëm një prej tre shqiptarëve të Kosovës të akuzuar. Si zëvendësi i atëhershëm i Haradinajt në një provincë të Kosovës Lahi Brahimaj mendohet të ketë keqtrajtuar dhe tu ketë shkaktuar vuajtje në të paktën dy raste civilëve. Për këtë ai duhet të qëndrojë gjashtë vjet në burg. Të kuptohemi mirë: për fajin personal dhe jo si anëtar i një grupimi kriminal, për të cilën ka folur vazhdimisht prokuroria.

Megjithatë vendimi nuk mund të shihet si shpallje pafajësie e klasit të parë. Për këtë tepër dëshmitarë nuk patën ardhur prej frikës në Hagë.

  • Data 03.04.2008
  • Autor Ludger Kazmierczak
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Dbge
  • Data 03.04.2008
  • Autor Ludger Kazmierczak
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Dbge