1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

ISG: Nuk ka ndarje të Kosovës

Nuk ka ndarje të Kosovës, kështu deklaroi Grupi Ndërkombëtar i Drejtimit, ISG, për Kosovën i mbledhur sot në Vjenë. "Ndarja as nuk është parashikuar dhe as nuk është qëllimi i këtij grupi", theksoi Pieter Feith.

default

"Roli im do të jetë të siguroj garantimin e të gjitha të drejtave dhe mundësive të jetesës për të gjitha grupet, e veçanërisht për komunitetin serb", tha Peter Feith duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në një konferencë shtypi pas takimit të ISG-së (International Steering Group) në Vjenë. Ai shtoi se Grupi Ndërkombëtar i Drejtimit ka marrë për këtë mbështetjen e nevojshme nga udhëheqësit e Kosovës. Feith theksoi, se ISG-ja nuk do të lejojë as dhunën dhe as krijimin e ndonjë institucioni paralel sigurie në territorin e Kosovës.

Pesëmbëdhjetë vendet pjesëmarrëse në ISG ishin të përfaqësuara në takimin e Vjenës. Ky grup do të mbikqyrë të gjitha aktivitetet nga jashtë në shtetin më të ri evropian. Qëllimi është zbatimi i propozimeve të parashtruara një vit më parë nga ndërmjetësuesi i OKB-së, Martti Ahtisaari. Në propozimin e tij parashikuar ndërtimi i një shteti të pavarur demokratik të Kosovës me të drejta të veçanta për minoritetin serb.

Ky forum i ri do të drejtohet nga i ngarkuari i BE-së për Kosovën, diplomati holandez Pieter Feith. ISG-ja do të zëvendësojë Grupin e Kontaktit që ekzistonte deri më sot për Kosovën i përbërë nga SHBA, Franca, Gjermania, Italia, Britania e Madhe dhe Rusia. Rusia si aleate e Serbisë, që e kundërshton pavarësinë e Kosovës, e bojkton këtë forum të ri. Vendet pjesëmarrëse në ISG: nga BE-ja dhe NATO-ja si dhe Zvicra, Finlanda dhe Japonia, nënvizuan, se duan të mbështesin zhvillimin e Kosovës drejt një "shteti multietnik dhe demokratik.

  • Data 28.02.2008
  • Autor Vilma Filaj Ballvora
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DFGT
  • Data 28.02.2008
  • Autor Vilma Filaj Ballvora
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DFGT