1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Isa Mustafa zgjidhet kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës

Fatmir Sejdiu, njëri nga themeluesit e LDK-së, humbi sot garën për kryetar partie përballë kandidatit tjetër Isa Mustafës, kryetar aktual i Prishtinës.

Fatmir Sejdiu

Fatmir Sejdiu

Me një votim të fshehtë në kuvendin zgjedhor të LDK-së, delegatët i dhanë besimin kryetarit aktual të Prishtinës Isa Mustafa. Nga 359 delegatë në kuvendin e LDK-së, 235 votuan për Isa Mustafën, ndërsa 124 për Fatmir Sejdiun. Procesi i votimit brenda kuvendit të LDK-së, u zhvillua me dyer të mbyllura dhe me votim të fshehtë.

Kryetari i sapozgjedhur i LDK-së, Isa Mustafa, para delegatëve tha: “LDK ka sfida të mëdha para saj, janë këto sfida të profilizimit të identitetit, të ndërtimit dhe rigjenerimit të brendshëm, të hapjes ndaj të rinjve, ekspertëve dhe ndaj të gjitha atyre që dëshirojnë të kthehen dhe ta përqafojnë programin e saj”.

Isa Mustafa është profesor universiteti. Në vitin 2007është zgjedhur për herë të parë kryetar i Prishtinës, ndërsa u rizgjodh sërish kryetar i Prishtinës në zgjedhjet lokale të vitit 2009. Isa Mustafa, ishte pjesë e qeverisë së Kosovës në ekzil gjatë viteve 90-të.

Isa Mustafa

Isa Mustafa

Isa Mustafa, gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2007, kur LDK-së ishte në koalicion qeverisës me PDK-së, ishte kritikuesi më i madh i këtij koalicioni. Këto kritika ai i përsëriti edhe pas zgjedhjes së tij në krye të LDK-së. “Qeverisja këto vite dhe sidomos viteve të fundit, shkoi në rrugë të gabuar. Vlerësimet tona, por edhe të ekspërtëve dhe organizatave ndërkombëtare të besueshme theksojnë depresion moral dhe ekonomik nëpër të cilin po kalojmë sot si shoqëri. E kemi problem ngulfatjen e shtetit nga grupe të interesit të një shteti i cili akoma nuk është ngritur në këmbë dhe nuk ka lëshuar shtatë”, tha Isa Mustafa.

Kuvendi i LDK-së, i shtati më radhë që nga themelimi i kësaj partie 21 vjet më parë u përshpejtua për shkak të zhvillimeve politike që pasuan dorëheqjen e Fatmir Sejdiut nga posti i presidentit të vendit, pasi gjyakata kushtetuese konstatosi se ai shkeli kushtetutën më mbajtjen e dy posteve, atë të presidentit të vendit dhe kryetarit të partisë. Këto zhvillime u pasuan edhe nga rrëzimi i qeverisë Thaçi, çuan në zgjedhje të jashtzakomshme të cilat kushtëzuan përshpejtimin e kuvendeve zgjedhore të partive politike për pjesëmarrje në zgjedhje.

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 07.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Q133
  • Data 07.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Q133