1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

IRZ ndimon në funksionimin e sistemit juridik kosovar

Në Prishtinë ende e paqartë ndarja e kopetencave mes institucioneve kosovare dhe administratës ndërkombëtare UNMIK-ut dhe EULEX-it. Fondacioni gjerman IRZ, ndihmon prej vitesh, thotë në intervistë për DW, Stefan Pürner.

default

Stefan Pürner

Fondacioni për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (IRZ), i cili është themeluar në maj të vitit 1992, nga një iniciativë e ministrit të Jashtëm të atëhershëm Klaus Kinkel, ka zhvilluar në Kosovë qysh prej vitit 2001 një sërë projektesh bilaterale dhe projekte të tjera. Këto projekte ndër të tjera kanë qenë edhe në fushën e legjislacionit. Në dy vitet e fundit së bashku me Dhomën Federale të Avokatëve janë realizuar një sërë seminaresh me Dhomën e Avokatëve në Kosovë. Përveç kësaj zhvillohen seminare të rregullta për kualifikimin e juristëve, të cilët janë aktive në këshillimet juridike të grupeve të veçanta etnike që kanë nevojë për mbrojtje.

Në tetor të vitit 2009 përfundoi projekti i financuar nga BE-ja „Further Support to the Justice Institutions“, që u mbështet nga Ministria e Drejtësisë së Kosovës dhe Qendra e Ndihmës Juridike të Kosovës.

Fondacioni IRZ ishte i përfshirë aty si partner i ri. Pak para përfundimit të këtij projekti të BE-së filloi në shkurt të 2009 implementimi i dy projekteve shumë të mëdha nga fondacioni gjerman IRZ "Standardet e BE-së për Ministrinë e Drejtësisë së Kosovës" dhe "Reforma për kualifikimin e juristëve", sqaron për programin shqip të Deutsche Welles, juristi Stefan Pürner, njëherësh edhe drejtor projekti.

Projektet

„Këto projekte binjakëzimi "Standardet e BE-së për Kosovën" mbështesin njëri Ministrinë e Drejtësisë së Kosovës dhe projekti i dytë ka të bëjë me reformat për trajnimin e juristëve. Kjo besoj është një nga detyrat kyçe në ndërtimin e sistemit juridik. Kosova ka shumë njerëz të rinj të angazhuar, të cilët do të trajnohen në sistemin e ri. Besoj se ata janë një potencial i madh për vendin, në qoftë se trajnimi organizohet si duhet“, pohon ai.

Fondacioni IRZ ofron bashkëpunim ligjor dhe profesional duke dhënë një përvojë të madhe nga legjislacioni gjerman. Kjo u vu re edhe në ndihmën që Fondacioni dha për Kushtetutën e Kosovës thotë më tej Pürner.

Por cilat janë disa nga rezultatet e këtij bashkëpunim mes institucioneve të Kosovës dhe Fondacionit gjerman IRZ ?

„Ka arritje që mund të shihen. Ne ishim në gjendje të ofrojmë ndihmë për botimet e ndryshme të legjislacionit juridik. Partneri kryesor në këtë fushë është Akademia e drejtësisë së Kosovës. Ne kemi nga një projekt vite më parë që është financuar nga BE-ja materiale për kualifikimin e gjyqtarëve dhe zhvillojmë me to trajnime. Qysh atëherë ka një bashkëpunim të rregullt. Ne kemi zhvilluar së bashku me "Qendrën e materialeve mësimore për trajnim" seminare për fushën më të rëndësishme, atë të ligjeve të Bashkimit Europian“, shpjegon Pürner.

Kompetencat

Lidhur me kompetencat e institucioneve juridike të Kosovë dhe raporteve me EULEX-in apo me administratën e UNMIK-ut, Pürneri thotë se instucioneve kosovare u mungon përvoja dhe duhet kohë që ato të jenë aktive.

Aktualisht ka një gjyqësor, që po perfeksionohet gjithmonë e më shumë. E rëndësishme sipas tij është që çdo projekt të realizohet bashkarisht me institucionet përkatëse të Kosovës. Ne po punojmë që në Kosovë të ketë gjykatës të pavarur dhe me kompetenca profesionale, thekson juristi Pürner.

Autor: Mimoza Cika-Kelmendi

Redaktoi: Bahri Cani

  • Data 27.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PNjU
  • Data 27.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PNjU