1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Irlanda para zgjedhjeve të reja

Irlanda ndodhet para zgjedhjeve të reja. Pas kritikave ndaj tij, kryeministri Brian Cowen shpërndau parlamentin. Coweni tha gjithashtu se do të tërhiqet nga politika.

Brian Cowen largohet

Krizë qeveritare në Irlandë

Në Irlandë do të mbahen zgjedhje të reja parlamentare. Qeveria në largim caktoi si datë 25 shkurtin. Më parë, kryeministri në largim, Brian Cowen pati nisur procesin e shpërbërjes së parlamentit. Ai do t'i kërkojë presidentes Mary McAleese shpërbërjen e parlamentit, tha Coweni të martën në Dublin, sipas televizionit RTE. Parlamenti i ri pritet të mblidhet për herë të parë më 9 mars.

Periudha e tij në post si kryeministër ka qenë një sfidë e madhe, tha Cowen-i. Qeveria irlandeze u shpërbë gradualisht javët e fundit, si pasojë e vështirësive ekonomike të vendit. Pas dorëheqjes së disa ministrave, Coweni e dorëzoi para më shumë se një jave postin e tij si kryetar i Partisë Fianna Fail. Pak pas kësaj, koalicionin qeveritar e braktisën të Gjelbrit.

Brian Cowen erklärt Rücktritt

Kryeministri Brian Cowen

Dy parti opozitare favorite

Si favorite në zgjedhjet e reja konsiderohen dy parti të opozitës: partia e qendrës së djathtë, Fine Gael dhe partia e qendrës së majtë, Partia Laburiste Irlandeze. Synimi i tyre është zhvillimi i negociatave të reja për elementë të ndihmës prej 85 miliardë eurosh, që Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe BE i kanë dhënë Irlandës që në dhjetor të vitit të kaluar.

Para se të paraqiste kërkesën për shpërbërjen e parlamentit, kryeministri në largim, Brian Cowen shpalli dorëheqjen e tij nga politika. Në zgjedhjet e reja ai nuk do të kandidojë më në zonën e tij elektorale, tha Coweni. Spekullimet për të ardhmen politike të Cowenit kishin ditë që vlonin, pasi ai paraqiti dorëheqjen si kryetar i partisë Fianna Fail, parti në pushtet. Që ai nuk do të jetë më pjesë e zgjedhjeve të reja është një vendim personal, tha Coweni. Ai nuk diktohet nga kryetari i ri i partisë, Michael Martin.

Dossierbild Regierungskrise in Irland Bild 2

Irlanda ndodhet para zgjedhjeve të reja

Kriza financiare goditi qeverinë

Në javët e mëparshme, Coweni ishte bërë objekt kritikash të shumta. Kjo pasi Irlandës së prekur rëndë nga kriza financiare iu desh që në dhjetor të kërkojë shpëtim nga BE, për të përballuar deficitin financiar dhe malin e borxheve. Për javë të tëra qe përpjekur qeveria irlandeze t'i bindte tregjet se e kishte situatën nën kontroll dhe se ndihma evropiane nuk qe e nevojshme. Ministri irlandez i financave u paraqiste rregullisht reporterëve shifra për gjendjen stabile buxhetore të vendit. Kjo në një kohë kur në medie qe bërë e ditur se qeveria irlandeze kishte nisur kontakte me BE për të shqyrtuar mundësinë e një mbështetjeje financiare. Në fund presioni brenda BE, që Irlanda të paraqiste një lutje për ndihmë erdhi duke u shtuar. Iniciatore ishin shtete me probleme financiare, si Spanja. Ishte në radhë të parë në interesin e tyre që frikërat për falimentimin e shteteve të BE të mos shfrytëzoheshin paraprakisht nga spekulantët në bursa. Më në fund, Irlanda u detyrua të paraqesë lutje për ndihmë.

Autor: Auron Dodi (dpa)

Redaktoi: Aida Cama 

  • Data 02.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QxPU
  • Data 02.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QxPU