1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

050308 Nordirland Paisley

Silke Engel/ Londër 6 Mars 2008

Kryeminstri i Irlandës së Veriut Iën Pejsli (Paisley) ka dhënë dorëheqjen. Pas konfliktit të përgjakshëm, Pejsli krijoi në maj të vitit të kaluar, një qeveri të përbashkët me Martin McGuiness, ish-komandant i IRA-s

https://p.dw.com/p/DIN8
Jan Pejsli jep dorëheqjen
Jan Pejsli jep dorëheqjenFotografi: AP

Pejsli e bëri publike dorëheqjen e tij në mënyrë të qetë dhe solemne: Me zë të çirrur dhe me vetëbesimin që e ka prej dekadash, 81-vjeçari deklaroi se i arriti qëllimet që i kish vënë vetes:

"Mendoj se ka ardhur koha për të tjerët. Unë arrita atë që doja. Tani po lë trashëgimi paqen, duke uruar që të tjerët të kujdesen gjithmonë për të."

Pejsli ka vendosur të tërhiqet nga posti i tij si kryeministër i qeverisë në Belfast dhe si kryetar i partisë së tij DUP, në maj të këtij viti. Por ai do të vazhdojë të punojë si deputet në parlament. Kohët e fundit ishin shtuar zërat kritikues brenda rradhëve të partisë DUP, kundër pikërisht atij politikani që ishte përgjegjës për dekada të tëra për politikën e Irlandës së Veriut. Por vetë Jan Pejsli thekson se nuk po largohet nga posti për shkak të presionit që ushtrohet ndaj tij:

" Unë e mora këtë vendim në bazë të dy kritereve: Në rradhë të parë me dëshirën e Zotit, sepse jam i krishterë dhe për njerëzit, mirëqënia e të cilëve është arsyeja përse i hyra politikës. Tani erdhi koha që përgjegjësinë ta marri brezi i ri."

Pejsli e di se është një ndër iniciatorët e procesit të paqes për Irlandën e Veriut. Ish kryeministri britanik Toni Bler, i cili morri pjesë në bisedimet për paqe me kokëfortin Pejsli, e vlerëson atë si një model të përkryer për procesin e pajtimit mes dy vendeve:

Presidenti i Sin Fejnit, Gerri Adams me Martin MakGines
Presidenti i Sin Fejnit, Gerri Adams me Martin MakGinesFotografi: AP

"Ai ishte guximtari, që tha vite me rradhë "jo", e dikur papritur pranoi kompromiset, duke siguruar kështu paqen për Irlandën e Veriut."

Pasardhës i Pejslit pritet të bëhet zëvendëskryetari i partisë DUP, Peter Robinson, i icli është aktualisht ministri i financave në Belfast. Por 81-vjeçari Pejsli ka vendosur të mos marrë pjesë në këtë debat, duke ia lënë vendimin partisë së tij.