1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Irani vazhdon të jetë i rrezikshëm për SHBA-të

Para gazetarëve në Uashington, Bush e konsideron Teheranin ende si rrezik. Pak shpresa për ndryshimin e politikës amerikane ndaj Iranit.

default

Bush në konferencën e djeshme të shtypit

Presidenti i SHBA-ve Xhorxh Bush pas paraqitjes së raportit të ri për Iranin nga shërbimet e tij sekrete nuk sheh ndonjë shkak për ndryshimin e politikës së tij ndaj Iranit. Megjithë relativizimin e rrezikut nga ekspertët e shërbimeve sekrete Bush e konsideron Teheranin si rrezik.

Bush nuk përjashton ndërhyrjen ushtarake

Irani mund të fillonte në çdo kohë programin e armëve bërthamore. Përveç kësaj ekziston mundësia, që ky vend të shfrytëzojë njohuritë nga pasurimi i uraniumit për të zhvilluar armë bërthamore, tha presidenti amerikan para gazetarëve në Uashington. Edhe një ndërhyrje ushtarake Bush nuk deshi ta përjashtojë plotësisht.

Reagime pas raportit të shërbimeve sekrete amerikane

Agjensia ndërkombëtare për energjinë atomike sheh në analizën e shërbimeve sekrete një shans për zgjidhjen e konfliktit atomik. Ndërkohë ministri i jashtëm gjerman, Shtajnmajer (Frank-Walter Steinmeier) shpreson për rigjallërimin e bisedimeve të ngrira atomike me Teheranin. Ky rast nuk duhet humbur, tha ai. Sipas shërbimeve sekrete amerikane programi për prodhimin e armëve atomike është ndërprerë që në vitin 2003.

Ditën e martë u publikua raporti i shërbimeve sekrete. Sipas edhe nëse Irani do të rifillonte programin e tij të armëve bërthamore, deri në vitin 2009 e ndoshta deri në vitin 2015 nuk do të ishte në gjendje të përdorte uraniumin e pasuruar për ndërtimin e një bombe atomike. Në raport shërbimet sekrete shprehin shpresën që Irani nuk ka synime aq të forta sa mendohej deri tani për ndërtimin e armëve bërthamore.

DW.COM

  • Data 05.12.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CXQ7
  • Data 05.12.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CXQ7