1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Irani kundër ndryshimit të regjimit të Asadit

Ashpërsohen luftimet në Siri. Forcat e regjimit të Asadit kanë nisur një ofensivë tokësore në Alepo. Irani del hapur në anën e Sirisë dhe kundër një ndryshimi të regjimit të Asadit.

epa03347003 A handout photo made available by the official Syrian Arab News Agency (SANA) shows Syrian President Bashar Assad(R) meeting with Secretary of Iran_s Supreme National Security Council, Saeed Jalili (L), in Damascus, Syria, 07 August 2012. Jalili arrived in Damascus earlier in the day coming from Lebanon on an official visit to discuss the situation of the Iranians abducted outside Damascus, as well as the 17-month-old unrest in Syria. A Syrian rebel group claimed responsibility for holding some 48 hostages - 47 Iranians plus an Afghan. EPA/SANA/HANDOUT HANDOUT EDITORIAL USE ONLY/NO SALES +++(c) dpa - Bildfunk+++

Bashar Asad dhe Said Dshalili

Irani është pozicionuar në mënyrë demonstrative në anën e pushtetmbajtësit sirian Bashar al Asad. Politikani i lartë iranian Said Dshalili vizitoi kreun e shtetit në Damask dhe sipas agjencive theksoi aleancën e ngushtë të të dyja vendeve. Dshalili qendroi në kryeqytetin Damask edhe për shkak të rrëmbimit të një grupi pelegrinësh iranianë nga kryengritësit në Siri. Teherani do të vërë në shfrytëzim të gjitha mjetet për të liruar pengjet.

Kryengritësit dyshojnë që të rrëmbyerit janë agjentë të Gardës së Revolucionit iranian. Ministri i Jashtëm i Iranit, Ali Akbar Salehi, tha se disa nga 48 iranianët e rrëmbyer nga rebelët sirianë, janë anëtarë të pensionuar të Gardës Revolucionare të Iranit. Ai theksoi se ish-personeli ushtarak ka qenë në Damask për pelegrinazh fetar, në kohën kur është rrëmbyer. Ai u ka kërkuar ndihmë edhe autoriteteve turke për lirimin e iranianëve të kidnapuar.


Ndërkohë pas një përforcimi të trupave, forcat ushtarake siriane kanë nisur një ofensivë të re në metropolin ekonomik të përfshirë nga luftimet prej javësh, Alepo. Gjendja aty është e paqartë. Një udhëheqës i kryengritësve deklaroi për agjencinë e lajmeve Reuters se kryengritësit duhet të jenë tërhequr nga rajoni i rëndësishëm strategjik, Salahedin. Në disa pjesë të qytetit ka pasur ditëve të kaluara luftime shumë të ashpra.

Komandanti i kryengritësve Abu Omar al-Halebi i tha agjencisë gjermane të lajmeve se kanë mundur të mbrohen nga një valë sulmesh në qarkun jugperëndimor të qytetit. Ai konfirmoi faktin se trupat e pushtetmbajtësit Bashar al - Asad kishin rrethuar një pjesë të qytetit në veri. Në qytetin Dshandar afër qytetit bastion të kryengritësve Homs gjatë një sulmi të papritur burrash të armatosur ndaj punonjësve të një centrali kanë vdekur 16 vetë.

  • Data 08.08.2012
  • Autor Mimoza Cika-Kelmendi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/15lqR
  • Data 08.08.2012
  • Autor Mimoza Cika-Kelmendi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/15lqR