1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Irani konfirmon sulmin virtual ndaj kompjuterave industrialë

Virusi i kompjuterave, i cili mendohet se është përhapur nga shërbimet e fshehta perëndimore "Stuxnet" ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në Iran. Mendohet se janë infektuar rreth 30 mijë kompjutera

Simboli i atomit mbi flamurin iranian

Simboli i atomit mbi flamurin iranian

Pas diskutimeve për ditë të tëra mbi një sulm virtual ndaj pajisjeve industriale iraniane, Teherani i konfirmoi ndërkohë dëmet përmes virusit të kompjuterit "Stuxnet". Siç i deklaroi një ekspert i informatikës të ministrisë së Industrisë Agjencisë së lajmeve Mehr, në republikën islamike me trojanin janë infektuar 30 mijë kompjutera industrialë. Se kush qendron pas sulmit, kjo megjithatë mbetet e paqartë.

Kjo deklaratë mbështet një informacion të fillimit të muajit të gazetës reformatore "Shargh". Kjo gazetë pati cituar drejtorin e përgjithshëm të ministrisë së Industrisë, i cili gjithashtu foli për 30 mijë kompjutera të infektuar nga "Stuxnet".

Objekt i sulmit - sisteme të Siemensit në Iran

Objekt i sulmit me virus - kështu thuhet në të dyja raportet - janë sisteme IT të Siemens-it, të cilët punojnë me programin kompjuterik për pajisje të mëdha SCADA. Sipas informacioneve të deritashme, Stuxnet sulmon pikërisht këto sisteme dhe i përcjell të dhënat në botën e jashtme. Në ditët e kaluara ka pasur disa informacione, në bazë të të cilave trojanët janë të drejtuar posaçërisht kundër programit atomik iranian dhe përpiqen ta dëmtojnë atë.

Midis të tjerash u bë e ditur, se për shkak të sulmit me virus, në pajisjen e pasurimit të uraniumit në Natanz, punojnë më pak centrifuga se sa para një gjysme viti, megjithëse ndërkohë janë instaluar aktualisht shumë më tepër prej tyre. Për këtë informacion nuk pati konfirmime. Njëkohësisht, agjencia e lajmeve ISNA bëri të ditur se autoritetet iraniane të energjisë atomike kishin diskutuar në një takim për gjetjen e rrugëve, me të cilat të hiqej qafe trojani. Prandaj është ngritur një zyrë, e cila merret vetëm me studimin e pasojave të "Stuxnet"-it dhe e cila synon të ndalojë rreziqet e mëtejshme në këtë drejtim.

Computer i infektuar me virus

Kompjuter i infektuar me virus

Irani objekt kryesor i sulmit virtual

Në këtë kuadër, firma e produkteve të sigurisë Symantec publikoi në verë dy statistika për pajisje industriale në të gjithë botën, të cilat mendohet se janë infektuar me "Stuxnet". Në mes të korrikut, 40% e këtyre kompjuterave ishin në Indi, rreth 32% në Indonezi dhe rreth 20% në Iran. Në fund të korrikut, Symantec-u informoi se rreth 60% e pajisjeve të infektuara ndodhen në Iran. Kjo e përforcon dyshimin se Republika Islamike është objekt kryesor i sulmit.

Javët e fundit, ekspertë të ndryshëm patën deklaruar se një sulm ndaj pajisjeve atomike iraniane me viruse kompjuteri është një skenar shumë i mundur. Meqenëse shpenzimet për një sulm të tillë në internet janë veçanërisht të larta, thuhet se si shkaktarë mund të mendohen shërbime të fshehta shtetërore.

Autor: Ulrich Pick/ Auron Dodi

Redaktoi: Elert Ajazaj

  • Data 27.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PNAU
  • Data 27.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PNAU