1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Irani kërkon afrimin me BE

Me të Ngarkuarën me Politikën e Jashtme të BE, Ashton, Irani synon jo vetëm të zgjidhë grindjen atomike me BE. Por të ndërtojë marrëdhënie strategjike me BE. Ashtoni flet për një sfidë të vështirë, por të kapërcyeshme.

Mosmarrëveshja për programin atomik iranian është tema qendrore në vizitën e së Ngarkuarës së BE me Politikën e Jashtme, Catherine Ashton në Teheran. Kështu që pas takimit të tyre për këtë temë u pozicionuan si kryediplomatja e BE, ashtu edhe ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammed Xhahav Sarif - edhe nëse vlerësimet e tyre qenë të ndryshme.

Në një konferencë shtypi në Teheran, Ashtoni tha se ajo e konsideron të mundshëm arritjen e një kompromisi në grindjen atomike me Iranin. "Një dakordim gjithëpërfshirës në grindjen atomike është një sfidë e vështirë, por të cilën ne mund ta arrijmë me mbështetjen e Iranit dhe të bashkësisë ndërkombëtare", tha Ashtoni pas një takimi me Sarifin. Sarifi u shpreh më optimist dhe theksoi se Irani do të ndërmarrë të gjitha hapat për një zgjidhje përfundimtare të grindjes atomike. "Nëse pala tjetër ka të njëjtin vullnet, zgjidhja atomike mund të përfundojë brenda katër muajve të ardhshëm", tha ai.

Irani shpreson për një fillim të ri

Më vonë Ashtoni u takua edhe me presidentin e Iranit, Hassan Rohani. Rohani shpreson që pasi të ketë marrë fund grindja atomike, të fillojë një epokë e re e bashkëpunimit strategjik me BE. "Pas atmosferës së re pozitive, ne e interpretojmë vizitën tuaj në Teheran si vendosmëri të BE për një hap të ri", tha Rohani në bazë të faqes në internet të presidencës iraniane duke pasur parasysh Ashtonin. Këtë hap është i gatshëm ta bëjë edhe Irani, tha presidenti. Ai foli edhe për një bashkëpunim në zona krize si Siria, Iraku dhe Afganistani, para së gjithash në luftë kundër terrorizmit.

Catherine Ashton Hassan Rowhani Ruhani im Iran 9.3.2014

Presidenti Rohani shpreson një epokë të re bashkëpunimi strategjik me BE

Për Ashtonin kjo ishte vizita e parë në Teheran, që prej marrjes së postit prej saj pesë vjet më parë. Parardhësi i saj Javier Solana kishte qenë së fundi në vitin 2008 në Teheran. Teherani shpreson tani një fillim të ri në marrëdhëniet ndërkombëtare. Që në krye të vizitës, ministria e Jashtme e Iranit theksoi se Ashtoni udhëton si e Ngarkuar me Politikën e Jashtme të BE, jo si kryenegociatore në negociatat atomike.

Bisedime të reja atomike

Ashtoni dhe udhëheqja iraniane do të takohen së shpejti sërish: prej 17 marsit, ata do të konsultohen së bashku me përfaqësues të pesë vendeve me të drejtë vetoje në OKB dhe Gjermaninë, në kryeqytetin austriak Vjenë për një dakordim përfundimtar për programin e diskutueshëm atomik të Teheranit.

Në nëntor të vitit të kaluar, Irani pati rënë dakord për ngrirjen e programit të tij për pasurimin e uranit. Si përgjigje, Perëndimi zbuti disa prej sanksioneve të vendosura kundër Iranit.