1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Irani bllokon - Kritika nga El Baradei

Pak para së marrjes së detyrës nga pasardhësi i tij, shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore, IAEA, El Baradei ka kritikuar rëndë Iranin. Teherani ka hedhur poshtë propozimin për pasurimin e uraniumit.

El - Baradei i sheh negociatat me Iranin të mbetura në vend

El - Baradei i sheh negociatat me Iranin të mbetura në vend

'Zhgënjyes' fakti që Irani bllokon propozimin për kompromis

Shefi në largim i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për energjinë bërthamore, Mohamed El Baradei ka kritikuar Iranin për qëndrimin kokëfortë në grindjet për programin atomik. ̣Është "zhgënjyes“ fakti që Irani bllokon propozimin për kompromis, tha EL Baradei ditën e enjte para këshillit të guvernatorëve të IAEA-s. Ky organizëm u morr edhe me përpilimin e një rezolute kundër Iranit, i cili sipas diplomatëve ka shanse të mira që të pranohet nga shumica e 35 vendeve të këshillit. Ky do të ishte vendimi i parë i IAEA-s për Iranin qysh prej katër vjetësh.

El Baradei i ofroi përsëri Iranit kompromisin që parashikon që tre të katërtat e rezervave të uranit më përqindje të ulët të pasurohen jashtë vendit.

Kaq emocionuese situata ka qenë rrallë për shefin në largim të Zyrës ndërkombëtare për kontrollin e armëve atomike. Pak ditë para dorëzimit të detyrës pasardhësit të tij, japonezit Yukiya Amano, duket se po lufton për arritjen e një kompromisi në grindjet atomike me Iranin. Irani nuk është i gatshëm të lejojë përpunimin e lëndës nukleare jashtë vendit, nga frika se ajo nuk do i kthehet sërish. Sipas interpretimit të Teheranit, lënda atomike shfrytëzohet në një reaktor që prodhon izotope mjekësore për trajtimin sëmundjes së kancerit.

Irani dyshohet se po punon në një program sekret atomik

"M arrëveshja është e drejtë dhe e balancuar dhe i garanton Iranit rikthimin e materialit. Unë i kërkoj Teheranit edhe më tej që të shfrytëzojë këtë rast të jashtëzakonshëm, i cili nuk do të ofrohet pafundësisht”, tha Baradei.

Por Irani dyshohet se po punon në një program sekret atomik. Për këtë qëllim mund të përdoret edhe lënda atomike. Tani gjithçka varet nga saksionet e ashpra kundër Iranit, të cilën El Baradei kërkon ta shmangë duke ofruar propozimin e tij për kompromis:

E kziston garancia që lënda atomike të përpunohet në Turqi nën mbikqyrjen e Agjencisë atomike të Kombeve të Bashkuara për kontrollin e armëve atomike dhe të bashkësisë ndërkombëtare dhe pastaj të kthehet sërish në Iran. Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë marrë përsipër ta nënshkruajnë këtë marrëveshje. Unë nuk e kuptoj çfarë garancish kërkohen ende. „

Mosbesimi ndaj Teheranit ndërkaq është rrritur aq shumë, sa që për herë të parë qysh prej katër vjetësh mund të krijohet shumica për aprovimin e një rezolute kundër Iranit. Në të nuk do të bëhet fjalë vetëm për ofrimin e kompromiseve për Iranin por edhe për planet e mbajtura sekret për uzinën e pasurimit të uranit në afërsi të qytetit Ghom.

Pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit dhe Gjermania janë të bindur se rezoluta kundër Iranit do të pranohet nëse deri në fund të vitit Teherani nuk ndryshin kursin dhe nuk pranon ofertën për pasurimin e kontrolluar të urianit jashtë vendit.

Autor: Andreas Meyer- Feist/ Aida Cama

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 27.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Kjis
  • Data 27.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Kjis