1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Iraku fillon eksportin e naftës nga Kurdistani

Krahinat autonome kurde në veri të Irakut filluan të eksportojnë në mënyrë të pavarur naftën e tyre. Fillimisht do të provohet që me ndihmën turke, kanadeze dhe norvegjeze të eksportohen gjithsej 10.000 fuçi në ditë.

Kurdistani do të shesë naftën e tij

Kurdistani do të shesë naftën e tij

10.000 fuçi me naftë në ditë do të dalin nga toka e Kurdistanit

Fushat plot naftë të Tavkes dhe Tak - Takut në pjesën kurde të Irakut verior janë mbushur me njerëz që festojnë. Për herë të parë në histori në këto fusha po nxirret naftë për eksport, me lejen zyrtare të Bagdadit. 10.000 fuçi me naftë në ditë do të dalin këtu së shpejti nga toka. Të ardhura që nevojtien në mënyrë akute nga qeveria irakiane për të rinovuar makineritë e puseve të naftës në mbarë vendin si edhe për të rindërtuar infrastrukturën pas dhunës dhe shkatërrimit që solli lufta tashmë gjashtë vjeçare, pas marshimit të trupave të SHBA në vend.

Por deri në nënshkrimin e lejes zyrtare u desh të kalonte një kohë e gjatë e mbushur me debate mes Bagdadit dhe zonave autonome kurde në veri të Irakut. Pati debate mbi ndarjen e të ardhurave dhe mosbesim nga ana e qeverisë mbi qëllimet politike. Por qeveria e Malikit ka nevojë për të ardhura dhe nafta është mundësia e vetme për vendin, që zë vendin e tretë në botë për prodhimin e naftës. Pavarësisht se tani po lejohet shitja e kufizuar e naftës nga pala kurde, mbeten shumë tema të hapura. Sadallah al-Fahdi, ish - këshilltar i ministrit të naftës Sharistani:

Pajisjet për nxjerrjen e naftës në Irak janë vjetëruar

Pajisjet për nxjerrjen e naftës në Irak janë vjetëruar

Qeveria e Malikit ka nevojë për të ardhura dhe nafta është mundësia e vetme për vendin

“Jemi të preokupuar mbi lejen për eksportin e naftës nga ana kurde. Kushtet s´janë ende të qarta. Dyshoj që të jenë miratuar rregulla të qarta.“

Problemi: Ministri i Naftës në Bagdad ngul këmbë që kontratat të kalojnë nëpërmjet Bagdadit

Gjithashtu e paqartë mbetet ndarja e të ardhurave. Bagdadi kërkon që eksportet kurde të kalojnë në tubacionet e tij të naftës dhe paratë të hyjnë në arkat e tij, prej të cilave palës kurde i lejohet 17 përqind e fitimit. Por kjo është shumë pak për shumë vetë në pjesën veriore të Irakut, sepse atje duhen paguar edhe firmat e huaja të cilat kanë pjesë në shfrytëzimin e naftës. Në kryeqytetin kurd të provincës Erbil, e dinë të gjithë që përballë rënies së cmimeve të naftës dhe presionit publik për shkak të infrastrukturës së keqe, qeveria e Bagdadit nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç se t´i lejojë eksportet kurde.

Nihad Koxha, kryetar i bashkisë së Erbilit, beson se të dyja palët do të bien dakord për një kompromis:

„Problemi kryesor është se Ministri i Naftës në Bagdad vazhdon të ngulë këmbë se kontratat duhet të kalojnë nëpërmjet Bagdadit, çka bie në kundërshtim me ligjin. Kushtetuta na lejon të nënshkruajmë kontrata vetjake për përpunimin e naftës, por ama të ardhurat duhet të rrjedhin në arkën qendrore. Këto të holla do të shpërndahen më vonë në të gjithë Irakun. Mendoj se për sa kohë të gjithë irakianët respektojnë kushtetutën, nuk do të kemi probleme me eksportin e naftës sonë."

Autor: Ulrich Leidhold/ Sonila Sand

Redaktoi: Auron Dodi


  • Data 02.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/I1xL
  • Data 02.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/I1xL