1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Iohannis: "Më pak shou më shumë zgjidhje"

Më 22 dhjetor presidenti rumun Klaus Iohannis bën betimin. Si kreu i shtetit rumun ai dëshiron të luftojë korrupsionin. Iohannis i përket pakicës gjermane, -ndoshta një element pozitiv për sfidat e ardhshme

Deutsche Welle: Zgjedhja juaj si president i Rumanisë ka qenë një befasi për shumë vetë një, rivali juaj, kryeministri socialist mori 10% të votave në raundin e parë. Ju ishit i bindur që do ta fitonit këtë zgjedhje. Pse?

Klaus Iohannis: Vërtet kam qenë i bindur nga që nga fillimi që do t'i fitoja këto zgjedhje. Nga prilli kam qenë në lëvizje të vazhdueshme për fushatën e zgjedhjeve europiane. Kam pasur me shumë njerëz kontakt, dhe kuptova që duhet të ndodhë diçka, njerëzit presin një ndryshim, diçka të re. Kjo më ka inkurajuar për të hyrë në një fushatë të tillë. Kjo më dhja sigurinë që kam një shans shumë shumë të mirë,

Në balotazh ju fituat me 9% më tepër, për habi të kundërshtarit tuaj politik. Si reagoi partia socialdemokratike pas fitores suaj?

Ka qenë një befasi për shumë vetë. Në mes të raundit të parë dhe të dytë nuk kishte shumë njerëz që e besonin fitoren time, për shkak të dallimit në raundin e parë me 10%. Edhe në ekipin tim njerëzt ishin të shqetësuar. Por unë vetë isha optimist dhe rezultati i fundit tregoi se optimizmi im ishte i bazuar.

Sllogani juaj në fushatë ishte i thjeshtë.Ju dëshironi një Rumani që i bën punët e saj dhe i bën mirë. Ju keni siguri një listë prioritetesh. Lejohemi të dimë se cilat janë disa prej tyre?

Fushata ime filloi me pyetje shumë konkrete: Pse dua të dal në fushatë?, pse dua të fitoj? Përgjigja ime ka qenë që nga fillimi: Unë dua të kem një politikë të re në Rumani. Kjo do të thotë, më pak shou, më pak retorikë boshe, më shumë zgjidhje konnkrete. Përveç kësaj dua të paraqes një president të një tipi tjetër. Dua të jem ai president që bashkon ato që duhet të jenë të bashkuara. Por dua të jem edhe një arbitër i rreptë, por i ndershëm në peizazhin politik rumun.

Ka shumë gjëra që mund të përmirësohen në Rumani. Në fushatën zgjedhore kam veçuar 11: Sipas mendimit tim këtu bën pjesë arsimi, shërbimi shëndetësor, infrastruktura, sistemi i pensioneve dhe shumë tema të tjera, që duhet të ndryshojnë me bazë. Një shembull nga shkolla dhe arsimi; Kemi nevojë për një sitem dual arsimor, sepse jo të gjithë duan pas 12 vitesh shkollë dhe maturë të studiojnë. Ka shumë vetë që duan të mësojnë një profesion të thjeshtë, por të vlefshëm. Kjo nuk është aq e lehtë deri më tani; Tek ne pacienti ndodhet diku në periferi të sistemit, ai duhet të vendoset në fokus, pastaj mund të përmirësohet i gjithë sistemi.

Në fushatë ju u akuzuat se i përkisni pakicës gjermane. Të qenurit gjerman ju shoqëroi gjithë kohës. Ka qenë një avantazh ky për ju, pasi pakica gjermane respektohet shumë në Rumani?

Mendoj se rivali im politik mendonet se me këtë mund të më sulmonte më lehtë. Nuk jam i mendimit se përkatësia ime tek pakcia gjermane ka qenë një disavantazh. Nëse ka qenë një avantazh, dhe sa ka ndihmuar kjo, këtë do ta shohim. Unë kam vënë në qendër të fushatës zgjedhore, jo që nga fillimi, por shumë shpejt, luftën kundër korrupsionit. Kjo përkoi rastësisht me atë që autoriteti antikorrupsion zbuloi në javët e fundit në Rumani. Edhe kjo ndikoi pozitivisht. Në këtë drejtim kemi ende shumë për të bërë.

Në politikën e brendshme ju fituat pikë me luftën kundër korrupsionit, me forcimin e drejtësisë. Në politikën e jashtme, ju vendosët një sinjal të rëndësishëm: Udhëtimi juaj i parë jashtë shtetit ka qënë në Kishinau, në Republikën e Moldavisë, dy ditë para zgjedhjeve parlamentare në kërë vend.

Doja të tregoja se mua më intereson ajo çfarë ndodh në këtë vend. Rumania dhe Moldavia kanë shumë të përbashkëta - historinë, gjuhën, kulturën - për këtë doja të jepja një sinjal të tillë. Së fundmi Moldavia ia doli të vendosë për rrugën drejt Europës, dhe kjo ka qenë shumë e rëndësishme për mua, këtë e kam theksuar gjithmonë. Rumania do dhe duhet ta mbështesë Moldavinë në këtë rrugë. Rezultatet treguan se qytetaret e qytetarët moldavë e kanë kuptuar se rruga drejt Europës është më e mirë se ndonjë rrugë tjetër.

Në aspektin e politikës së jashtme një sinjal i rëndësishëm, sidomos tani në kuadër të krizës në Ukrainë. Rumania është anëtare e NATO-s dhe BE-së. Cili është qëndrimi juaj? Në Moldavi ekziston frika se kriza mund të përhapet më tej, kujtojmë Transnistrinë. (Rajon prorus i shkëputur i Moldavisë, ku ndodhen të stacionuar ushtarë rusë. shën.red.)

Ne shpresojmë që kriza të mos marrë përmasa të tjera, por që çdo gjë të zhvillohet drejt normalitetit. Mendoj se ndodhemi në një situatë të tillë gjeopolitike, ku Rumania nuk mund e nuk duhet të ndërmarrë diçka e vetme, por së bashku me partnerët e saj. Rumani bën pjesë tej tre partneritete, dhe këto garantojnë sigurinë jo vetëm për Rumaninë në kët zonë mjaft të ekspozuar, por edhe një mundësi për zgjidhje shumë të arsyeshme të krizës në Ukrainë. Këto partneritete janë vetëkuptueshëm NATO, partneriteti strategjik me SHBA, dhe veçanërisht roli i Rumanisë në BE.

Le të kthehemi tek ju zoti Iohannis, dhe përkatësia juaj në pakicën gjermane. Sa e rëndësishme është kjo për marrëdhëniet bilaterale mes Rumanisë dhe Gjermanisë?

Nëse përkatësia ime tek gjermanët saksonë është e rëndësishme apo jo, kjo mund të lihet mënjanë. Fakt është që unë njoh shumë politikanë gjermanë dhe si kryetar bashkie i Sibiut e para disa vitesh si kryetar i Forumit Demokratik të gjermanëve ne Rumani i kam ndjekur kontaktet. Dhe sigurisht këto kontakte që ekzistojnë edhe më parë unë dua t'i aktivizoj për Rumaninë në drejtim të thellimit dhe përmirësimit të marrëdhënieve mes Rumanisë dhe Gjermanisë.