1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Hapat

Intregrimi i romëve në Bosnjë e Hercegovinë / Sukseset e romëve në Kosovë - Portret i Isak Skenderit

1. Këshilli i Evropës ka shpërblyer në mars dy qytete të Bosnjës, Mostarin dhe Prijedorin me çmimin 'Dosta' për projektet e tyre të integrimit të romëve. "Dosta" do të thotë "Mjaft" dhe me këtë KE e bën të qartë se margjinalizimi i romëve nuk do të tolerohet më. Në të dy qytetet nga administratat komunale janë realizuar projekte të ndërtimit të banesave dhe janë ndërmarrë masa për shkollim. Dhe sukeset vërehen qartë, njofton korrespodenti i redaksisë boshnjake të DW-së, Sanel Kajan.

2. Isak Skënderi sapo ka përfunduar një ditë të lodhshme të punës. Përkthyesi në misionin e EULEX-it e ka shoqëruar bashkëpuntorët ndërkombëtar në veriun e trazuar të Kosovës. Ai ka përkthyer për shqetësimet e fshatarëve, serbë dhe shqiptarë si dhe për preokupimet e politikanëve vendor, serbë dhe shqiptarë. Vetëm preokupimet e komunitetit të tij, romëve, nuk ishin sot në rendin e ditës. Por me këtë vazhdojmë të merremi tani pasi që Isak Skënderi më prezanton vendbanimin e tij, një lagje rome në periferi të fshatit Laplo Selo, një enkalvë serbe në jug të Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës. Këtu jetojnë rreth 100 romë pranë 1000 serbëve, shumica e tyre në varfëri. Edhe pse Isak Skënderi jeton me familjen e tij në Laplo Selo ka arritur t’i shpëtoj skamjes.

Audio dhe video për temën

  • Data 26.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JpSw
  • Data 26.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JpSw