1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Hapat

Intervistë me ministren e Energjisë dhe Minierave Justina Shiroka-Pula / Intervistë me drejtorin e Adminstratës Pensionale të Kosovës, Basri iBrahimi

1. Në kuadër të vizitës zyrtare që zhvilloi këtë javë në Republikën Federale të Gjermanisë, Ministrja kosovare e Energjisë dhe Minierave, znj. Justina Shiroka-Pula, është takuar me Sekretarin e shtetit në Ministrinë e Ekonomisë dhe Teknologjisë, ministri e cila mbulon sektorin energjetik në Gjermani. Ministrja Pula u takua edhe me përfaqësues të Bankës KfW e cila kishte organizuar enkas për delegacionin e MEM-it një Forum të politikave energjetike, në të cilin ishin të pranishëm ekspertë nga fusha e energjetikës. Për të mësuar më shumë lidhur me këto aktivitete Esat Ahmeti takoi në Berlin ministren Pula-Shiroka. Ajo fillimisht në mikrofonin e DW-së flet për qëllimin e vizitës në Berlin:

2. Sindikata e Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës e Kosovës, me 31 dhjetor të vitit 1998, gjithsej numëronte 91 635 kontributdhënës, të cilët kishin deponuar kontributet për sigurim pensional invalidor. Pas marrjes së autonomisë së Kosovës kontributet që kapnin shumën prej 2 miliardë eurosh, me ligjet e Serbisë u bartën në këtë republikë. Nga fundi i vitit '98, Serbia ndaloi dhënien e pensioneve për shqiptarët e Kosovës. Megjithatë një numër i atyre shqiptarëve të Kosovës të cilët pensionet e tyre para luftës i kishin pranuar përmes xhirollogarisë bankare e jo direkt nga arka e pensioneve kanë vazhduar ta gëzojnë edhe më tej këtë të drejtë. Për të mësuar më shumë lidhur me këtë çështje ne në mikrofonin e DW-së ftuam Basri Ibrahimin, drejtor i Adminstratës Pensionale të Kosovës.

Audio dhe video për temën

  • Data 29.08.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JL8y
  • Data 29.08.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JL8y