1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Intervistë me ish-presidentin gjerman Roman Herzog

Presidenti i Maqedonisë Gjorgji Ivanov me rastin e 18 vjetorit të pavarsisë së Maqedonisë e dekoroi ish- Presidentin gjerman Roman Herzog me çmimin më të lartë të Maqedonisë "Urdhërin e Meritës - 8 shtatori"

Në foto ish-presidenti gjerman, Roman Herzog

Në foto ish-presidenti gjerman, Roman Herzog

DW: Zoti President, dekorata me të cilën ju u shpërblyet është një vërtetim se ju jeni jë lobist i madh për Maqedoninë. Çfarë don të thotë ky çmim për ju?

Herzog: "Çmimi është një vlerësim për diçka që do ta bëja pa dekorim. Sigurisht ka pasur shumë arsye për atë që kam bërë. Në njërën anë, si pikë e parë pas shpërbërjes së Jugosllavisë, u bë e qartë se Perdja e Hekurt, si në shumë vende të tjera, ishte një padrejtësi e madhe. Popujt që kanë jetuar në komunizëm, nuk ishin më të ndryshëm nga ata të Perëndimit të cilët kanë jetuar të lirë dhe në prosperitet. Unë mendoj se popujt e ish-Jugosllavisë duhet të bashkohen me Evropën, të cilës i përkasin dhe është obligim dhe njerëzore të ndihmohen ata. Kjo ishte e para. Së dyti, sa i përket komisionit të Badenterit, ku kam qenë anëtar por edhe përgjegjës për raportimin e Maqedonisë – pashë që Maqedonia bën gjithçka për të mbajtur parimet perëndimore politike, dhe nëse është kështu, duhet të ndihmohet që të bëhet anëtare i komunitetit të vendeve evropiane".

DW: Si ju duket vendi sot, çfarë ndryshime vëreni pas vizitës së juaj të mëparshme në vitin 1997?

Herzog: "Unë nuk jam i sigurtë nëse mund të jap përshtypje adekuate, sepse për herë të parë kur unë isha në Maqedoni nuk kam pasë shumë kohë. Vërtetë ishte një vizitë shumë e shkurtër. Por edhe tani unë kam shumë pak kohë dhe ju mund të kërkoni më shumë detaje. Por unë do t'ju them atë që kam si një përshtypje të parë. Çfarë unë kam vënë re është se ka aktivitet të madh në ndërtim. Kështu që kur njerëzit ndërtojnë, me siguri se jetojnë më mirë se më parë".

Ndërtesa e Parlamentit të Maqedonisë në Shkup

Ndërtesa e Parlamentit të Maqedonisë në Shkup

Sjellja e Maqedonisë vlerësohet shumë në botën në të cilën jetojmë

DW: Si e vlerësoni pozitën ndërkombëtare të Maqedonisë?

Herzog: "Unë mendoj se Maqedonia është një vend i vogël i cili vështirë e ka të merr pozitën për t'u vendosur në një rreth më të gjerë të shteteve të mëdha, të gjigandëve. Nuk e di nëse mendimi im është i saktë, por sa kam vërejtur Maqedonia luan rolin e mbështetur moralisht. Ajo ka një reputacion dhe nuk ndërhyn në kontestet pa shkak dhe kjo në botën në të cilën jetojmë vlerësohet shumë".

DW: A ka kapacitet politik udhëheqja e Maqedonisë për të përmbushur objektivat e përcaktuara nga ky brez i qytetarëve maqedonas, anëtarsimin në NATO dhe BE ?

Herzog: "Unë mendoj se këtë pyetje që ma parashtruat i takon fushës së politikës së brendshme të vendit, kështu që unë nuk do të doja të përzihem, që do të thotë se nuk do t'i përgjigjem kësaj pyetje. Por do të shtojë diçka në drejtim të qytetarëve - të gjithë qytetarët presin dhe dëshirojnë gjithmonë më shumë nga qeveritë e tyre nga ajo se çfarë ato mund t'ju ofrojnë atyre. Kështu është në çdo shtet, të paktën në Evropë, ky është fakt dhe situatë në çdo vend evropian".

DW: Si nga kjo distancë e shihni rekomandimin e Komisionit të Badenterit se Maqedonia është e gatshme të bëhet shtet i pavarur: Vlerësimi i ekspertëve ligjore, që politika e atëhershme nuk e dëgjoi?

Herzog: "Atë që ne e prisnim në atë periudhë në Komisionin e Badenterit, pjesa më e madhe e saj ishte plotësuar. Më duhet të them se pjesa më e madhe e atyre kushteve që ne i kërkonim, ishin të plotësuara, pasi që vendimi i jonë u soll jo në bazë të asaj se çfarë ne prisnim që vendi të bëj në të ardhmen , por në bazë të asaj se për momentin çfarë bën vendi dhe në cilën fazë është".

Pamje nga ajri të kufirit greko-maqedonas

Pamje nga ajri të kufirit greko-maqedonas

Emrat nuk kanë rëndësi - me rëndësi është struktura DW: Një pyetje për z. Herzog si një ekspert në ligjin kushtetues. Sa është e justifikushme dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar, një kërkesë për të ndryshuar emrin, si një kusht për të arritur një qëllim?

Herzog: "Unë asgjë nuk mendoj për këtë, nuk kam shpjegim. Për mua, emrat janë të thjeshtë formalitet, në qoftë se nesër e ndryshoni emrin e BE-së që do të quhej ndryshe, emri mund të jetë tjetër, por struktura dhe organizimi i BE-së do të mbetet ajo që ishte më parë, kështu që emrat nuk kanë rëndësi, dhe nuk shoh arsye që ato të ndryshohen".

DW: Si e shihni ju të ardhmen e Bashkimit Evropian?

Herzog: "Sa i përket Bashkimit Evropian mendoj se ristrukturimi i saj është më se i nevojshëm. BE aktualisht ka shumë burokraci dhe nxjerr ligje të tepërta. Sigurisht disa nga këto ligje janë të nevojshme për të mbështetur tregun e Evropës, por unë mendoj se Evropa po dobësohet pikërisht për shkak të burokracisë. Ajo me burokracinë e vet po bëhet gjithnjë e më e dobët, ndërsa naga ana tjetër duhet menduar në fuqitë e mëdha si Kina, Rusia, India, SHBA dhe Brazili, të cilat tashmë janë në rritje. Evropa me të gjitha vendet e saj duhet të zë pozitën e saj të qartë dhe të fortë pikërisht nga kjo pikëpamje. Në qoftëse vazhdohet kështu do të ketë gjithnjë e më shumë deficit, ndërsa ky deficit nuk do të çojë në një rezultat pozitiv me prodhimin e mëtejshëm të ligjeve dhe burokracisë. Evropa burokratike nuk është Evropë e fortë".

Flamuri evropian

Flamuri evropian

Evropa duhet të ketë më shumë unitet e më pak rregulla burokratike

DW: Flisni hapur për dobësitë që po përballet Bashkimi Evropian dhe marrëdhëniet me interesat kombëtare të shteteve anëtare. Si e shpjegoni mosbesimin ndërmjet qytetarëve të BE-së në Evropën ardhshme? Testi i parë është referendumi në Irlandë. Çfarë rezultati prisni ju?

Herzog: "Qytetarët kanë vërejtur se nga Evropa vijnë shumë rregulla burokratike, të cilat nuk i dëshirojnë. Referendumi është kryer vetëm në Holandë, Irlandë, Francë dhe referendumet atje shkuan si shkuan. Unë jam i bindur se nëse referendumi realizohet në vende të tjera të Bashkimit, të paktën gjysma e këtyre rezultateve të referendumit të dalin ashtu, si në ato vende ku është mbajtur. Kjo më frikëson mua. Duke marrë parasysh që ky planet ka 1.3 miliard kineze, 1.2 miliardë Indian, qindra miliona rusë dhe amerikanë dhe ne evropianët po qese mbahemi së bashku do të përbënim një miliard e gjysmë, ju mund të kuptoni se sa e papërshtatshmë është ekzistenca jonë në përgjithësi. Unë mendoj se vetmja që mund të na sigurojë bilancin në këtë përbërje është që të kemi unitet dhe sigurisht fuqi".

DW: Si e vlerësoni situatën në vendin tuaj, çfarë parashikojnë rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme?

Herzog: "Asgjë për momentin nuk mund t'ju them. Askush nuk mund të dijë përfundimin. Të gjithë e presim 27 shtatorin, atëherë janë zgjedhjet e sistemit federal. Unë do të tregoj se si qëndrojnë punët sipas sondazheve të fundit. Koalicioni i mundshëm ne mes të Kristian Demokratëve, Bashkimit Social Kristian dhe Liberalëve, udhëheqin me rezultatet e tanishme të votimit rreth 51 për qind, që do të thotë se do të ketë një qeveri të sigurt. Pjesa tjetër është 44 për qind për të gjithë të tjerët. Megjithatë, unë do të thoja nga përvoja, se ajo do të dihet me siguri në orën 20 në ditën e zgjedhjeve. Askush nuk e di rezultatin deri në orën 20. Por kjo është gjëja më e mrekullueshme në një demokraci, që çdo popull ta fiton qeverinë të cilën e meriton".

Autor: Goran Petreski / Qerimane Bekteshi

Redaktoi: Esat Ahmeti

  • Data 12.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JdWy
  • Data 12.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JdWy