1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Intervistë ekskluzive e Obamës mbi raportet me botën arabe

Në një intervistë me stacionin arab Al-Arabiya, Presidenti i SHBA-së Barack Obama kërkoi zhvillimin e bisedimeve të reja të paqes midis Izraelit dhe palestinezëve.

default

Presidenti i SHBA-së Barack Obama

Presidenti i SHBA-së, Barak Obama, tha, se dëshiron të zhvillojë bisedime me pushtetmbajtësit në Teheran lidhur me programin atomik të Iranit.

Lidhur me të ngarkuarin e SHBA-së për Lindjen e Mesme, George Mitchell: "...George Mitchell është një njeri me format të jashtëzakonshëm. Ai është një nga njerëzit e paktë me përvojë ndërkombëtare në trajtimin e çështjeve të paqes. Dhe ajo që unë do të doja t`i thoja është: "Fillo të dëgjosh palët, sepse Shtetet e Bashkuara në të kaluarën kanë filluar shpesh punën duke diktuar disa nga këto çështje, pa i njohur të gjithë faktorët e involvuar. Prandaj le t`i dëgjojmë palët. Ai do të shkojë të flasë me kryesuesit e palëve të involvuara dhe do të vijë të raportojë tek unë. Kështu ne do të formulojmë përgjigjet për çështjet specifike."


Obama mbi bisedimet e mundshme të paqes: "Por, unë besoj se ka ardhur momenti i duhur për të dy palët, që të kuptojnë se rruga që kanë marrë nuk është duke dhënë rezultat për njerëzit, prandaj është koha t`i kthehemi tavolinës së bisedimeve. Do të jetë e vështirë, dhe do të marrë kohë. Unë nuk dua t`i paragjykoj disa nga këto tema, por dua të siguroj se shpresat nuk janë të mëdha, prandaj ne mendojnë se do të kemi zgjidhje brenda pak muajve. Por nëse ne fillojmë të avancojmë në vazhdimësi me këto tema, jam i bindur se Shtetet e Bashkuara, duke punuar në partneritet me BE-në, Rusinë dhe me të gjitha shtetet arabe, do të arrijnë progres të dukshëm."


Eshtë i rëndësishëm një mesazh kontrukstiv ndaj botës arabe, sipas Obamës: "Nëse shohim në të gjithë rajonin dhe i dërgojmë botës arabe dhe myslimanëve mesazhin, se jemi të gatshëm të iniciojmë një partneritet të ri bazuar në respektimin reciprok dhe në interesat reciproke, atëherë unë mendoj se mund të arrijmë progres të dukshëm. (...) Janë izraelitët ata që kanë kuptuar se sa e rëndësishmë është arritja e paqes. Ata do të jenë të gatshëm të bëjnë sakrifica nëse ka ardhur koha e duhur, dhe nëse kanë partnerë seriozë në palën tjetër."

(AC / VFB)