1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Interesat e përbashkëta afrojnë NATO-n me Rusinë

28 Qershor 2009

NATO-ja dhe Rusia kanë rifilluar bashkëpunimin pas dhjetë muaj ndërprerje për shkak të Luftës në Kaukaz dhe ndërhyrjes ushtarake ruse në Gjeorgji.

https://p.dw.com/p/Icc6
Korfuz: rifillon bashkëpunimi Nato-Rusi
Korfuz: rifillon bashkëpunimi Nato-RusiFotografi: AP

Këshilli NATO-Rusi ka filluar të funksionojë, dekalaroi Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Jaap de Hoop Scheffer, pas një takimi në Korfuz të Greqisë.

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jaap de Hoop Scheffer
Sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jaap de Hoop SchefferFotografi: picture-alliance/ dpa

Pas luftës së Gjeorgjisë, Rusia ka njohur pavarësinë e provincave të Osetisë Jugore dhe Abhazisë.

Ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov flet në Korfuz
Ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov flet në KorfuzFotografi: AP

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov tha se vendimi për njohjen e këtyre republikave të Gjeorgjisë është i pakthyeshëm. "Secili duhet ta njoh realitetin e ri në jug të Kaukazit. Ai është i pakthyeshëm", theksoi Lavrov. Rusia është e shqetësuar edhe për shkak të zgjërimit të NATO-s në Lindje. Ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier tha se ky takim është një fillim i ri dhe se pikërisht dallimet janë shkaku kryesor për nevojën e bisedimeve.

Ministri i jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier me homologen greke Dora Bakojani
Ministri i jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier me homologen greke Dora BakojaniFotografi: DPA

"Besoj se duhet të kemi shumë debate të hapura. Vitet e kaluara shpesh kam përjetuar që dallimet nuk janë debatuar si duhet. Unë do të angazhohem që të debatohen edhe dallimet me qëllim tejkalimin e tyre dhe arritjen e rezultateve", theksoi Steinmeier.


Edhe ministri i jashtëm britanik David Milliband theksoi se para së gjithash janë interesat e përbashkëta ato që ndikuan në rifillimin e bisedimeve mes dy palëve:

Ministri i jashtëm britanik, David Milliband
Ministri i jashtëm britanik, David MillibandFotografi: AP

"Unë besoj që ne duhet ta kuptojmë patjetër që edhe pse Evropa ndodhet para kërcënimeve klasike të sigurisë ekzistojnë edhe kërcënime të reja të rrafshin e sigurisë. Dhe këto rreziqe të reja, qoftë përhapja e mëtutjeshme e armëve atomike apo terrorizmi bile edhe ndryshimet klimatike, janë rreziqe të cilat kërcënojnë vendet evropiane dhe Rusinë së bashku dhe jo veç e veç".


Rusia tashmë po e ndihmon NATO-n me logjistikë në misionin e Afganistanit dhe mund ta zgjerojë ende këtë ndihmë: NATO shpreson tek mbështetja ruse edhe në misionin kundër piratëve para brigjeve të Afrikës Lindore.


Një prej personave kryesor mungoi në Korfuz. Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton e ka lënduar dorën dhe ka dërguar zëvendësin e saj në takim.

Për shkak të lëndimit të dorës mbetet larg takimit - sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton
Për shkak të lëndimit të dorës mbetet larg takimit - sekretarja amerikane e shtetit, Hillary ClintonFotografi: AP

Në Korfuz po mbahet edhe takimi joformal i ministrave të jashtëm të shteteve anëtare të OSBE-së. Ministrat kanë për qëllim hartimin e një "harte" të re të sigurisë Evropiane. Do të shqyrtohen parametrat e sistemit të ri të sigurisë, që nga ai ushtarak dhe politik e deri te ai ekonmik dhe social. Nga takimet bilaterale për problemet e rajonit të Ballkanit me interes pritet takimi i shefave të diplomacisë të Greqisë dhe Maqedonisë, Dora Bakojani dhe Antonio Miloshoski.


Autor: Hasselbach, Christoph / Bahri Cani

Redaktoi: Esat Ahmeti