1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Intensifikohen luftimet në Donbas

Në lindje të Ukrainës janë intensifikuar ditët e fundit luftimet midis trupave qeveritare ukrainase dhe separatistëve pro rusë. OSBE-ja po raporton në mënyrë të përsëritur për shkelje të armëpushimit.

Për shkak të përshkallëzimit të përditshëm të luftimeve në Donbas flitet për mundësinë e një ofensive në shkallë të gjerë mbi pozicionet e Ukrainës. Aleksandr Turchinov nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë dhe i Mbrojtjes të Ukrainës, po shprehet tani për "veprime luftarake aktive". Sipas Turchinovit informacionet për fuqinë e separatistëve pro-rusë dhe trupave ruse dëshmojnë për " përgatitjet për një ndërhyrje ushtarake".

Testim i ushtrisë ukrainase

Por ekspertë ushtarakë të intervistuar nga DW, nuk shohin asnjë arsye për të folur për përgatitjen e një ofensive. "Nga perspektiva ushtarake këto sulme të vogla janë një provokim, ose më mirë vetëm një test se sa shpejt mund të reagojnë trupat ukrainase në pika të ndryshme të frontit," shpjegon Gustav Gressel nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë.

Gustav Gressel

Gustav Gressel

Gjithësesi Gressel mendon se trupat ruse në kufirin me Ukrainën janë në çdo kohë gati për një ofensivë ushtarake në shkallë të gjerë. "Në rajonin përreth Rostovit mbi Don ka 40.000 ushtarë - dhe nëse është e nevojshme ata mund të marshojnë në Donbas ose mund të mbështesin një ofensivë të separatistëve", tha Gressel. Por për momentin ende nuk ka një plan të qartë, se ku, sa larg dhe në cilat rrethana mund të ndërmerret një ofensivë të re.

Sipas Dmitrij Tymtschuk ngjarjet në vijën e frontit dëshmuan si këtë dhe vitin e kaluar, se thelbin e ofensivave në shkallë të gjerë e kanë formuar gjithmonë forcat e armatosura ruse. "Në ofensiva të tilla trupat ruse kanë hyrë në Ukrainë, dhe pasi kanë kryer misionin ushtarak janë tërhequr përsëri direkt në territorin rus"´, shpjegon ai. Por tani nuk mund të flitet për një "hyrje masive" të trupave ruse në Ukrainë.

Gustav Gressel thotë se Rusia nuk i ka arritur objektivat e saj në Ukrainë: "Qeveria e Kievit nuk ka ndryshuar, vendi ende është duke funksionuar ekonomikisht dhe mbështetja perëndimore vazhdon." Sipas Gresel jo vetëm grupet pro-ruse nuk kanë thuajse fare mbështetjen e popullsisë së Ukrainës, por Moska po humbet mbështetjen edhe në mesin e banorëve të zonave të kontrolluara nga separatistët. "Për Rusinë është shumë e vështirë të realizojë një ofensivë në shkallë të gjerë për të fituar në Ukrainë. Aktualisht për këtë nuk ka kushte të mjaftueshme", beson eksperti.

"Skenar gjeorgjian"

Gressel është i mendimit se Kremlini po përpiqet për të krijuar një skenar gjeorgjian. Në luftën e Kaukazit Rusia kontribuoi gjithashtu në mënyrë të konsiderueshme për përshkallëzimin e konfliktit në Gjeorgji. "Me provokimet e vazhdueshme dhe luftërat Moska përpiqet të prishë ekuilibrin në Ukrainë dhe të nxisë një sulm", paralajmëron eksperti dhe mendon se me këtë mund të tronditet vullneti i Perëndimit për të mbështetur Kievin. "Unë nuk shoh për Ukrainën aktualisht asnjë mundësi tjetër, vetëm që t'i durojë provokimet edhe pse mund të jetë e dhimbshme", këshillon Gressel.

"Rritja e luftimeve të fundit tregoi se armëpushimi nga Marrëveshja e dytë Minskut nuk po respektohet", shton Nicholas Redman nga "Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike" në Britaninë e Madhe. Sepse dhuna e tanishme e bën të qartë: edhe në qoftë se ekspertët ushtarakë nuk presin ndonjë ofensivë në shkallë të gjerë, nuk ka asnjë gjurmë armëpushimi.