1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Integrimi i romëve: Bashkimi Evropian merr shembull nga Vojvodina

Modeli vojvodinas për integrimin e romëve në shoqëri do të prezantohet në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian. Komisioni Evropian shprehet për jetësimin e modelit në BE.

default

Romët në Novi Sad

Vojvodina është e vetmja krahinë në Serbi që ka zyrën për përfshirjen e romëve dhe nga buxheti i saj kjo krahinë ndan mjete të konsiderueshme për arsimimin e romëve, për punësimin, për fillimin e një biznesi si dhe për zgjidhjen e çështjes së banimit.

Sekretari krahinor i Punës, Miroslav Vasin thotë se kjo është një nga fushat e rralla të pushtetit, ku Vojvodina dhe Serbija prijnë, ku ndonjë model i cili implementohet tek ne merret si shembull në vendet e Bashkimit Evropian. „Ne do të tregojmë se aktualisht në Vojvodinë në vend të getoizimit dhe numërimit të romëve ne po ndjekim një politikë të integrimit të plotë të romëve në shoqëri“, thekson Vasin.

Roma, Betteln, Novi Sad, Serbien

Romët duke lypur në Novi Sad



Një pikë ujë në oqean

Ai megjithatë shton se problemet janë të shumta. “Po përpiqemi t'i ndihmojmë ata romë, të cilët janë absolutisht më të varfërit në mesin e të varfërve, ndërkohë që gjendja me gjithë veprimet që kemi marrë është shumë e rëndë. Eshtë shumë e vështirë të zgjidhen problemet në një oqean përplot me probleme. Edhe pse punohet shumë është vetëm një pikë ujë në oqean”, thotë Vasin.

Në gjendjen më të vështirë janë gratë rome, thotë Radmila Zeqiroviq nga organizata e grave rome „Amarilis“. Ajo shton se sa i përket strukturës së arsimimit tek romet, 87, 1 për qind nuk kanë shkollim, fare pa shkollë janë 18,8 për qind ndërsa praktikisht analfabete 68,3 përqind. Vetëm 0,4 për qind e tyre kanë përfunduar shkollën e lartë apo fakultetin, sqaron Radmila Zeqiroviq.

Arsimimi si shpëtim

Megjithatë janë bërë përparime në fushën e arsimit të romëve të rinj, thotë drejtori i zyrës krahinore për përfshirjen e romëve, Dushko Jovanoviq. „ Bazohem në faktin që sot në Universitetin e Novi Sadit kemi mbi 250 studentë të nacionalitetit rom, do të thotë më shumë se krejt universitetet së bashku në Serbi“, saktëson Jovanoviq.

Rumänisches Sinti Roma Mädchen in der Schule

Në nxënëse rome. Arsimimi shihet si mundësi daljeje nga varfëria



hkollimi i rinisë rome, e cila më vonë do të trajtojë brengat e këtij komuniteti është një nga fushat ku krahina e Vojvodinës investon mjete të konsiderueshme. Përveç kësaj ndahen mjete për zgjidhjen e çështjeve të banimit, jipen subvencione për punësimin e romëve, ndërkohë që mbi 50 për qind e firmave në Vojvodinë janë themeluar nga romët po ashtu me ndihmën e qeverisë krahinore. Dhe para disa ditësh doli nga shtypi revista e parë mujore në gjuhën rome, serbe dhe angleze „Dekada e romëve në Vojvodinë“.

Autor: Dinko Gruhonjić/Esat Ahmeti

Redaktoi: Lindita Arapi

  • Data 19.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10cVs
  • Data 19.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10cVs