1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Instrumentalizimi i mediave në fushatën elektorale në Shqipëri

Në pasqyrimin e fushatës elektorale, që forcat politike po zhvillojnë në Shqipëri për zgjedhjet lokale të 8 majit, mediat po shfaqen të instrumentalizuara nga politika.

default

KQZ do të ketë shumë punë!

Që prej më shumë se tri javësh qytetarët e Shqipërisë po ndjekin në ekranet televizive dhe në faqet e gazetave takimet elektorale, ku forcat politike në garë paraqesin kandidatët për kryetarë bashkie apo komunash. Por në këtë pasqyrim mediat nuk shfaqen të pavarura por të rrjeshtuara me palët: nga njëra anë me koalicionin e djathtë në pushtet “Aleanca për qytetarin”, të kryesuar nga PD, dhe nga ana tjetër me koalicionin e opozitës ”Aleanca për të ardhmen”, të kryesuar nga PS.

Aleksandër Çipa, analist i pavarur, kryetar i Unionit të Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë, thotë për programin shqip të DW se kjo ndodh ngaqë mediat në Shqipëri zotërohen nga grupe interesi të lidhura me politikën.

“Presioni që ushtrojnë palët politike përmes ndikimit të drejtëpërdrejtë në grupet e interesit, që zotërojnë spektrin e mediave në Shqipëri, është gjatë kësaj fushate më i dukshëm se kurrë në këto 10 vite të fundit. Në pasqyrimin e kësaj fushate, asnjë nga mediat nuk po fokusohet në projektet që ofrojnë palët dhe kandidatët e tyre, asnjë nga mediat nuk ka bërë krahasime mes projektit të një kandidati dhe tjetrit për të njëjtën bashki dhe as ka dhënë një tablo reale për projektet e të dyja palëve. Politika ia ka dalë mbanë të eklipsojë shfaqjen e kandidatëve në dimensionet e tyre reale si qeverisës të ardhshëm të pushtetit lokal”, thotë ai.

Aleksander Cipa

Aleksander Çipa

Si rezultat në vend të konkurrimit të kandidatëve për organet e pushtetit lokal, publikut i jepet konkurrimi mes dy koalicioneve politike. Kjo sjell më pas mungesën e shumëllojshmërisë së kandidatëve, që mund t'i ofronin publikut paketa programesh, projekte sociale dhe ekonomike që do t' i përgjigjeshin realitetit jetesor të komuniteteve lokale. Në vend të tyre, publikut i ofrohet një realitet virtual, pikërisht ai që dëshërojnë partitë politike.

Lidhja politikë – media e rrezikshme për demokracinë

Nëse do të kërkonim një përgjigje pse ndodh kështu, përgjigjen do ta gjenim në rradhë të parë tek lidhjet mes politikës dhe mediave thote Ermal Hasimja, politolog, pedagog në Universitetin e New York-ut në Tiranë

“Partitë politike kanë krijuar lidhje klienteliste me mediat, që shkojnë përtej natyrës së punës së mediave. Është fjala për pronarë mediash që kanë biznese të tjera dhe i përdorin mediat e tyre për të marrë fonde publike, fituar tendera publikë apo patur favore të ndryshme nga politika. Në këtë mënyrë, mediat të kontrolluara dhe të nxitura nga pronarët, mbajnë këtë apo atë anë të politikës”, thotë Ermal Hasimja.

Ndryshimi duhet filluar nga shtetit.

Por evitimi i kontrollit të mediave nga politika është një kusht themelor i një sistemi demokratik. Që kjo të ndodhë edhe në Shqipëri hapin e parë duhet ta ndërrmarë shteti.

Ermal Hasimja stellvertretender Rektor der Europäischen Universität Tirana

Ermal Hasimja

Problemi qëndron tek shteti, tek administrata shtetërore qendrore dhe lokale që i mban në këmbë lidhjet klienteliste për të siguruar mbështetjen e mediave. Fajin nuk e kanë mediat ne vetvete. Që të zhduken këto lloj lidhjesh hapi i parë duhet hedhur nga shteti, sepse është shteti qe i fut mediat në këtë lloj loje", thote Ermal Hasimja.

Sinjale pozitive nga mediat e pavarura.

Gjithsesi peisazhi i mediave të Tiranës nuk është uniform kur është fjala për instrumentalizimin e saj nga politika. Ka edhe media që luftojnë të ruajnë pavarësinë e tyre editoriale. Një sinjal pozitiv japin disa TV të pavarura kombëtare.

Editorët e këtyre TV kanë refuzuar të pranojnë dhe transmetojnë kaseta dhe filmime të gatshme, të përgatitura në selitë partiake për turin e fushatës elektorale që zhvillojnë kryetarët e dy forcave politike kryesore, PD-PS, apo për veprimtaritë e tjera elektoralo - politike që zhvillojnë këto forca,” thotë Aleksandër Çipa.

Autor: Ani Ruci

Redaktoi: Bahri Cani