1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Fakte mbi Gjermaninë

Inovacion, guxim dhe traditë - Një sipërmarrje e re në Zaksen

Nuk është e lehtë të takosh Timo Leukefeld. Drejtori i i Solifer GmbH në Frajberg, ish qytetin e minatorëve midis Çemnicit (Chemnitz) dhe Drezdenit (Dresden) ka mbajtur një fjalim në një panair.

Montim pajisjesh me ngrohje diellore

Montim pajisjesh me ngrohje diellore

Tani 39 vjeçari nga Zakseni (Sachsen) po vjen nga një klient i ri. Biznesi i tij me kolektorë diellorë është duke u zgjeruar, sepse kostot për prodhimin e energjisë janë duke u rritur përditë. "Njerëzit janë duke kuptuar ngadalë, se duhet të mbështeten tek energjitë e rinovueshme dhe të qëndrushëm," sagt Leukefeld.

Timo Leukefeld

Timo Leukefeld

Nga pjatalarës në milioner

Firmën e tij që ka sot 30 punonjës Leukefeld, i cili vjen nga një familje pylltarësh e ka krijuar para dhjetë vitesh, si një aktivitet jo shumë të rëndësishëm. Në atë kohë ai ndodhej ende në Universitetin Teknik të Frajbergut si bashkëpunëtor shkencor. Ai bën pjesë në brezin e ri të sipërmarrësve nga Zakseni, që mezi dolën nga vitet vështira të ndryshimit të sistemit në RDGJ (DDR). "Ajo që më ka entuziazmuar më shumë tek ribashkimi është se mundimi ja vlen vërtet, se njeriu mund të vërë në jetë idetë e tij. Në kuptimin figurativ të fjalës, që njeriu vërtet nga pjatalarës mund të arrijë të bëhet milionerë." Por edhe për të nuk ka qenë aq e lehtë: "Në fillim e kisha të vështirë, asnjë bankë nuk më jepte kredi, sepse pajisjet solare janë pjesë e sektorit të ndërtimit dhe për këtë sektor nuk jepen më kredi. "Por fati atij i erdhi me rritjen e çmimit të naftës, çka bëri më interesante pajisjet diellore dhe kështu edhe Frajbergun (Freiberg).

Firma Solifer ka 30 punonjës

Firma Solifer ka 30 punonjës

Zaksen mbështetet tek teknologjitë e të ardhmes

Universiteti teknik këtu është orientues në kërkimet në fushën e siliciumit dhe zhvillimin e e pajisjeve diellore. Kështu universiteti mbështet edhe Zaksenin, i cili prodhon kryesisht teknologji të së ardhmes, si mikroelektronika, bioteknologjia dhe tradicionalisht tek prodhimi i makinave. Në jugperëndim të këtij landi ndodhen fabrikat e prodhimit të makinave dhe komplekse moderne industriale, në të cilat prodhojnë Folksvageni dhe Zimensi. Në industrinë e energjisë diellore Zakseni është ndër landet kryesore në Gjermani, ku punojnë më shumë se 3000 vetë.

Që kur çmimet e energjisë janë rritur është shtuar interesi për energjinnë diellore

Që kur çmimet e energjisë janë rritur është shtuar interesi për energjinnë diellore

Të rinjtë janë e ardhmja

Sipërmarrësit Leukefeld nuk i interesojnë vetëm kollektorët. Synimi i tij është të ndërtojë pajisje diellore në konstruksionet e çative dhe t`i zhvillojë ato. Kështu firma e tij ka krijuar një shtëpi që ngrohet me energji diellore, pra që nuk ka nevojë për sistem ngrohës. Për projekte të tilla Leukefeld mbështetet edhe tek puna e studentëve, zbaton në praktikë punimet diplomuese të tyre. "Kështu ne rrisim potencialet e të rinjve."

Gjuha gjermane kush për sukses

Për sipërmarrësin nga Frajbergu në formimin e përgjithshëm bëjnë pjesë edhe dijet dhe gjuha gjermane. Ai sheh deficite vecanërisht tek të rinjtë: "Për një vend për mësimin e të rinjve ne patëm 50 kandidatë, vetëm pesë prej tyre ishin mirë në formimin e përgjithshëm, tek njohuritë e gjuhës rezultati ishte më i keq." Prandaj ai zhvilloi së bashku me Shoqatën e Gjuhës gjermane seminare në të cilat ju mësua kandidatëve si të shprehin më mirë gjuhën e nënës kur zhvillojnë intervistat e aplikimit për një vend pune. Ai ka arritur të bindë edhe montatorët e firmës së tij se një gjermanishte e kuptueshme është e rëndësishme. Sepse nuk ka më keq se sa të bisedohet me klientët në gjuhë të pakuptueshme teknike.

Për Leukefeld këtu ekziston një lidhje midis ekonomisë dhe kulturës.

  • Data 05.07.2008
  • Autor Christiane Hoffmann
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EI71
  • Data 05.07.2008
  • Autor Christiane Hoffmann
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EI71