1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Inisiativa e Shtajnmajerit refuzohet nga gjeorgjianët dhe abkazianët dhe lëvdohet nga rusët

Shpresat për një zgjidhje të shpejtë të krizës së Abkazisë janë të pakta – megjithë inisiativat e ndërmjetësimit nga ministri i jashtëm gjerman Frank-Valter Stajnmajer.

Frank-Valter Shtajnmajer me kolegen gjeorgjiane Ekaterine Tkeshelashvili Tbilisi, Gjeorgi

Frank-Valter Shtajnmajer me kolegen gjeorgjiane Ekaterine Tkeshelashvili Tbilisi, Gjeorgi

Shtajnmajer shkoi të premten në qytetin abkazian Gali, që ndodhet faktikisht në kufi me Gjeorgjinë. Të premten në mbrëmje ai u takua me ministrin e jashtëm rus, Lawrow.◄

Ministrit të jashtëm gjerman, Stajnmajer ju desh të bënte shkurtime të programit. Kur të premten në mëngjes duhej të nisej me helikopter për të shkuar nga Batumi në kryeqytetin abkazian Suchumi, koha e keqe e bëri fluturimin të pamundur. Kështu që ai u detyrua t`i hipte makinës dhe të udhëtonte deri në kufirin e armëpushimit abkazian -gjeorgjian. „Udhëtimi me makinë më dha mundësinë të mund të shihja plagët e mbetura në rajon nga konflikti."

Presidenti gjeorgjoan Mikhail Saakashvili dhe Frank-Walter Steinmeier

Presidenti gjeorgjoan Mikhail Saakashvili dhe Frank-Walter Steinmeier

Presidentit de -facto i rajonit abkazian, të ndarë nga Gjeorgjia, Sergej Bagapsch, ju desh po ashtu të ndërronte planet dhe udhëtoi me makinë për në takimin me Stajnmajerin. Kjo ishte e vetmja e përbashkët, më tepër se kaq nuk pati në takim. Idetë e Bagapshit ishin diagonalisht të kundërta me ato të Presidentit gjeorgjian Saakashvili.

Shumë i prerë Bagapsh ishte për çështjen e refugjatëve. Kthimi i një çerek milioni gjeorgjianësh mund të shkaktonte fillimin e një lufte të re, prandaj është i pamundur. Përveç kësaj ai shtroi këto kërkesa: „Të rëndësishme për ne janë dy pika. Tërheqja e trupave gjeorgjiane dhe nënshkrimi i marrëveshjes për mosfillimin e luftimeve. Vetëm kur të kenë ndodhur këto, mund të fillojnë bisedimet."

Frank-Walter Steinmeier dhe kolegu rus Sergei Lavrov

Frank-Walter Steinmeier dhe kolegu rus Sergei Lavrov

Në Luginën e Kodorit, në veri të rajonit janë stacionuar aktualisht trupat gjeorgjiane. Prej aty snajperistat gjerogjian gjuanin në vitet nëntëdhjetë Suchumi fqinjë. Edhe ndihmat për ndërtim të dhëna nga qeveria gjermane nuk ranë këtu në tokë pjellore. Për udhëheqjen abkaziane kjo nuk është sot temë e ditës.

Të enjten në mbrëmje, Stajnmajer u takua në Batumi me presidentin gjeorgjian Saakashvili, për t`i shprehur atij planin gjerman trepikësh për zgjidhjen e konfliktit. Por ai nuk u drua të refuzonte pjesën më të madhe të planit gjerman të paqes. Që në pikën e parë të tij, atë të heqjes dorë nga dhuna, Shtajnmajer ndeshi me granit. Gatishmëria për nënshkrimin e një marrëveshjeje të re nuk ekziston. Në vend të saj, Saakashvili faësoi Rusinë, se provokon vazhdimit Gjeorgjinë. Përkrahja e Moskës për rajonin separatist të Abkazisë është halë në sy për Tiflisin. Saakashvili theksoi se 250 000 gjeorgjianët e dëbuar duhet të kthehen me cdo kush në Abkazi. Zgjidhje të tjera janë të papranueshme. Plani gjerman me tre faza parashikon pikërisht këtë.

Vërejtjet e ministrit të jashtëm rus Lavror për çështjen e refugjatëve, Saakashvili i hodhi poshtë si përzierje e palejueshme. Rusia kishte paralajmëruar më parë për vendosjen e kësaj pike në fillim të bisedimeve – sepse është jo vetëm jorealiste, por edhe sepse do të bllokojë çdo mundësi zgjidhjeje.

Megjithë refuzimin e ashpër nga të dy palët Shtajnmajer u morr të premten pasdite sërish me planin gjerman të paqes. „Unë mendoj se me planin tre-fazash që unë fola këtu, kemi bërë një propozim që është i ekuilibruar dhe që përfshin interesat e ndryshme të palëve në konflikt. Prandaj unë them se e di shumë mirë se kjo është alternativa. Ne e dimë se zgjidhja nuk vjen brenda natës, prandaj propozimi ynë thotë se hap pas hapi duhet gjetur rrugëdalja nga situata e ngrirë."

  • Data 19.07.2008
  • Autor Shtefan Lak / Moskë (WDR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EfNv
  • Data 19.07.2008
  • Autor Shtefan Lak / Moskë (WDR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EfNv