1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Inisiativë e re në OKB kundër dënimit me vdekje

2 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/C0J1

Më shumë se 70 shtete, ndër të cilat edhe shtete të Bashkimit Europian, kanë nisur në Kombet e Bashkuara një inisiativë të re kundër dënimit me vdekje. Në një projektrezolutë të Komisionit për të drejtat e njeriut, që u paraqit në Asamblenë e Përgjithshëm të OKB-së, ato bëjnë thirrje që zbatimi i dënimeve të shpallura me vdekje të shtyhet fillimisht. Qëllimi afatgjatë i kësaj inisiative është që dënimi me vdekje të hiqet tërësisht. SHBA-të bënë menjëherë të ditur kundërshtimin e tyre ndaj kësaj inisiative të re. Dënimi me vdekje zbatohet në 69 vende, të cilat janë të përfaqësuara edhe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. 90 përqind e të gjitha ekzekutimeve kryhen në SHBA, Kinë, Pakistan, Sudan, Irak dhe Iran.