1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Iniciohet misioni ndërkombëtar policor për Kirgizinë nën ombrellën e OSBE-së

Takimi jozyrtar i ministrave të Jashtëm të OSBE-së në Kazakistan diskutoi gjendjen në Kirgizi. Propozimit gjermano-francez për krijimin e njësisë policore për Kirgizinë, OSBE i dha dritën e gjelbër.

Ministri Jashtëm gjerman Westerwelle dhe homologu francez, Kouchner

Ministri Jashtëm gjerman Westerwelle dhe homologu francez, Kouchner

Policë nga shtetet e "Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë do të kujdesen për rendin publik në Kirgizi. Propozimi për të dërguar një trupë policore ndërkombëtare në Kirgizi. ishte bërë më parë nga Gjermania dhe Franca. Ministri i jashtëm Guido Westerwelle i cili vizitoi rajonin e Azisë Qendrore në javën që lemë pas, por dhe homologu i tij francez Bernard Kouchner paraqitën kërkesën përkatëse gjatë takimit të ministrave të jashtëm të "Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë" në Ak Bulak të Kazakistanit, ditën e shtunë.

Detyrat e misionit policor

Misioni policor do t'i vijë në ndihmë strukturave lokale në vendin malor dhe do të ndihmojë në krijimin e klimës së mirëbesimit. Dy minitrat e Jashtëm, Kouchner dhe kërkuan edhe hetimin ndërkomëbtar të trazirave të përgjakshme në Kirgizi, ku humbën jetën 2000 vetë.

Flash-Galerie Kirgistan Kirgisien Polizisten in Bischkek

Trazira në Kirgizi

"Kemi bërë punë në atë drejtim që OSBE të mbështesë një mision policor dhe të paguajë atë. Gjithashtu kemi kërkuar një hetim të pavarur për ngjarjet e përgjakshme dhe të dhunshme në Kirgizi, veçanërisht në jug."

Presidentja kirgize Roza Otunbajeva e ka miratuar planin dhe ka hartuar me OSBE-në kushtet e para kornizë. Sipas tyre fillimisht një trupë policore ndërkombëtare prej 52 vetësh do të dërgohet në vendin e tronditur nga trazira etnike. Me gjasa OSBE-ja do ta miratojë përfundimisht misionin policor javën e ardhshme. Ministrat e Jashtëm të OSBE-së hapën rrugën për këtë mision që pritet të fillojë së shpejti nga puna.

Westerwelle prek në Kazakistan temën izraelito-palestineze

Ministri i Jashtëm gjerman, shfrytëzoi rastin edhe për një takim me ministrin eJashtëm izraelit, Avigdor Liebermann.

Ministri i Jashtëm izraelit Avigdor Lieberman

Ministri i Jashtëm izraelit Avigdor Lieberman

Westerwelle kritikoi planin izraelit për ta bërë Gazën një njësi tërësisht autonome. Kjo bie ndesh me synimin evropian për një zgjidhje me dy shtete, tha ministri i jashtëm gjerman. "Nuk duam të rrezikohet ideja e një shteti palestinez përmes krijimit të zonave të ndryshme të pavaruaura, të ndara, që ndoshta edhe politikisht janë kundër njëra-tjetrës", tha ministri i Jashtëm gjerman.

Ndërkohë edhe kancelarja gjermane Angela Merkel vazhdoi qëndrimin e saj në Azi pas bisedimeve në Kinë, me një vizitë në Kazakistan të dielën. Në kryeqytetin Astana ajo takohet me presidentin Nursultan Nasarbajev dhe kryeministrin Karim Nasarbajev. Kazakistani aktualisht ka kryesinë e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë - OSBE.

Autor. Kerstin Lohse/Lindita Arapi

Redaktoi. Esat Ahmeti

  • Data 18.07.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OOG5
  • Data 18.07.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OOG5