1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Iniciativat rajonale në Evropën Juglindore amortizojnë efektet e krizës globale

Përfaqësues të komuniteteve të biznesit nga vendet e Ballkanit po krijojnë një trupë të përbashkët rajonale ekspertësh, për të nxitur bashkëpunimin dhe për ta bërë më komplementar tregun e tyre për ekonominë globale.

Nikolin Jaka, president i Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë së Tiranës ka pasur ditët e fundit kontakte intensive me organizatat partnere në rajon. Ka zhvilluar takime pune me Dhomën e Tregëtisë e Industrisë në Beograd, sikundër ka shkëmbyer mendime dhe ide me Odën Ekonomike të Kosovës, me kolegët në Maqedoni, Mal të Zi etj. Duam të gjallërojmë aktivitetin rajonal, thotë për DW Nikolin Jaka, të bashkojmë forcat për ta bërë tregun tonë më atraktiv, por dhe të evitojmë copëtimin apo performancën e veçuar, duke u bërë faktor real në ekonominë globale.

"Ideja jonë është që të ngremë një trupë të përbashkët rajonale, një grup pune në nivel ekspertësh biznesi. Që do të thotë se përpiqemi për të krijuar sinergji që ta nxisin bashkëpunimin, ta bëjmë edhe më komplementar ekonominë e rajonit tonë. Kjo në rradhë të parë arrihet duke konsoliduar integrimin ekonomik rajonal, si një 'paradhomë' për atë që dëshiron çdo vend në tranzicion: integrimin europian. Ky element ka dhe një impakt tjetër përballë rrethanave të krizës globale. Duke pasur relata të ngushta me njeri-tjetrin, si shtete që kemi afërsi gjeografike, ne nuk bëjmë gjë tjetër veç se amortizojmë dhe efektet negative të krizës. Pasi investimet dhe shkëmbinet tregtare mes fqinjëve janë më efektive nga pikëpamja e kostove, lehtësisë së qarkullimit në disa shtete. Në këtë mënyrë ne bëhemi dhe më tërheqës për pjesën jashtë rajonit. Investitorët e mëdhënj globalë do të jenë më pranë Ballkanit nëse ka leverdi ekonomike, por dhe do të kenë më shumë siguri e stabilitet."

Mr. Nikolin Jaka speaking for DW business community for the fiscal reforms

Nikolin Jaka, president i Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë së Tiranës

Axhendë e ngjeshur bashkëpunimi

Gjatë kësaj jave u mbajt në Tiranë Forumi i Tretë Ekonomik mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Nga të dyja komunitetet e biznesit u shpreh shqetësimi se nëse dy vendet kanë marrëdhënie shumë të mira në planin politik e diplomatik, kjo nuk mund të thuhet për intensitetin e raporteve ekonomike, që siç u përsërit disa herë gjatë punimeve të Forumit "marrëdhëniet ekonomike dhe qarkullimi tregtar ndërmjet sipërmarrjes shqiptare e malazeze është në nivele të papërfillshme dhe shumë larg objektivave të pritshme."

Me këtë frymë është diskutuar edhe gjatë forumeve që janë zhvilluar me partnerët grekë e turq kohët e fundit. Ekspertët e biznesit i shikojnë veprimtaritë dy ose më shumë palëshe të këtji niveli si të dobishme në dy plane: Së pari, ato janë një presion pozitiv sistematik për qeveritë e vendeve të rajonit, që ato të kenë më shumë kujdes dhe ndjeshmëri për heqjen e barrierave burakratike dhe përmirësimin e legjislacionit dhe praktikave që lehtësojnë shkëmbimin ekonomik e tregtar me përfitim reciprok. Së dyti, forumet janë pikat e takimit të kontakteve të drejtpërdrejta mes kompanive dhe subjekteve që kanë interesa për investime e shkëmbime tregtare, janë si tyreza ku marrin jetë nisma e ide për t'u zbatuar më tej nepërmjet marrëveshjeve mes palëve. Prej këtyre lindin kontratat e investimit ose sipërmarrjeve të përbashkëta.

The business forum between Albanian e Montenegro in Tirana Author: Arben Muka Time: 12.03. 2013 Place: Tirana International Hotel in Tirana/ ALBANIA

Forumi i biznesit Shqipëri - Mal i Zi në Tiranë

Integrim rajonal si kusht për integrimin europian

Nikolin Jaka, president i Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë së Tiranës thotë për DW-në se nga komunitetet e bzinesit rë vendeve të rajonit vazhdimisht u bëhet thirrje autoriteteve qeveritare se "përpara vrapit me nxitim drejt Bashkimit Europian, të ecet me kujdes dhe siguri drejt integrimit rajonal politik dhe ekonomik. Në këtë mënyrë ekonomia dhe politika rajonale janë të qëndrueshme, fizibël, dinjitoze duke e merituar Bashkimin Europian. Kështu ato krijojnë standarde për qytetarët, si dhe klimën e duhur për sipërmarrjet private dhe investitorët e huaj".

Ai i referohet dhe bashkëpunimit në fushën e biznesit mes Shqipërisë e Kosovës, ku komunitetet nga të dy vendet kohët e fundit janë angazhuar dhe në zgjidhjen e problematikës së krijuar, duke ndikuar dhe në qeveritë e dy vendeve për vendimmarrje sa më të shpejtë dhe në interes të aktivitetit ekonomik dypalësh. "Rastet e tregtimit të patates, të çimanetos, ose ditët e fundit të qëndrimeve mbi përmbajtjen me rrezik ose jo për konsumatorët e qumështit që qarkullon në të dy shtetet, janë shembuj që tregojnë nevojën e shkëmbimit të informacionit dhe bashkimit të përpjekjeve për t'i minimizuar efektet negative që mund të vijnë nga konkurenca e pandershme, ose mosnjohja e realitetit"- thotë Nikolin Jaka.