1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Indinjatë në Egjipt - Pas vrasjes së egjiptianes në sallën e gjygjit në Drezden

Ishte një akt mizor, ai që ndodhi të mërkurën e kaluar në një sallë gjyqi në Drezden: një 28 vjeçar nga gjermanët e Rusisë qëlloi me thikë egjiptianen Marva El Sherbini. Në Egjipt kanë shpërthyer protestat.

Gjykata në Drezden ku u vra egjiptiania.

Drezden - Një 28 vjeçar nga gjermanët e Rusisë qëlloi me thikë egjiptianen Marva El Sherbini

Marva El Sherbini e kishte kallëzuar në polici gjermanin e Rusisë, sepse ai, me sa duket në grindje për lodrat e fëmijëve, e shau atë "zorraxhie" dhe "terroriste". Gruaja 32 vjeçare, shtazënë dhe nënë e një fëmije vdiq nga plagët e marra dhe u varros të hënën (06.07.) në Aleksandri. Vdekja e saj është aktualisht temë qendrore në gazetat dhe talk-shou-t egjiptiane. Të martën(07.07) pati protesta para ambasadës gjermane në Kairo.

Protesta para ambasadës gjermane në Kairo.

Vdekja e Marva El Sherbinit është aktualisht temë qendrore në gazetat dhe talk-shou-t egjiptiane. Të martën(07.07) pati protesta para ambasadës gjermane në Kairo.


Asnjë politikan tjetër gjerman, nuk do të preferonte të ishte aktualisht në vend të Bernd Ebelit. Para kamerave televizive dhe reporterëve të gazetave, ambasadori gjerman në Egjipt, e dënon pa pushim masakrën e tmerrshme. Si për shembull në emisionin "Al- ashira massa'an" të Dream TV: "Në këtë moment të trishtueshëm unë dëshiroj t`ju siguroj, se ky krim, që dënohet nga populli gjerman, ndodhet në duart e organeve gjyqësore." Ai pret një dënim të ashpër të fajtorit. Dorasi nuk përfaqëson popullin gjerman, i cili ndihet i lidhur në dashuri dhe vlerësim me popullin egjiptian. Krimi është vepra e një personi të vetëm.

Asnjë politikan tjetër nuk duket të jetë më i përshtatshëm se Erbeli, për t'i qetësuar valët e zemërimit. Erbeli flet rrjedhshëm arabisht. Në kohën e tij në post vitet e fundit në Kairo, ai ka bërë të qartë herë pas here, se paragjykimet antiarabe dhe antiislamike nuk kanë vend te ai. Erbeli gëzon besim në vendin buzë Nilit.

Gjykata në Drezden ku u vra egjiptiania.

Dorasin e kanë arrestuar nën akuzën për vrasje, hetimet kundër tij vazhdojnë me vrull.

Dorasin e kanë arrestuar nën akuzën për vrasje, hetimet kundër tij vazhdojnë me vrull. Edhe në nivel politik ka reagime. Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka në plan të takojë në kuadër të takimit të G-8-ës në L'Aquila presidentin egjiptian, Hosni Mubarak dhe ta tematizojë këtë punë, u bë e ditur të mërkurën (08.07) në Berlin.

Por natyrisht, që tragjedia e Drezdenit shkakton zemërim në Egjipt. Ajo është temë në talk-shou dhe thuajse asnjë gazetë e përditshme, nuk ka mbetur pa botuar në faqe të parë fotografinë e Marva El- Sherbinit. Dhe po ndiqet me vëmendje, si do të veprojë opinioni publik gjerman me krimin. Moderatori i talk-shout të njohur Al- Kahira al-Youm pyet një telefonues egjiptian nga Berlini: "Si po raportojnë mediet gjermane"?

"Mediet gjermane pretendojnë se dorasi është një i çmendur"

"Aha, pra historia e vjetër." - thotë moderatori me cinizëm.

Në Egjipt janë bërë përvoja, se si krime të këtij lloji paraqiten si gjëra pa rëndësi, kur në lojë është imazhi i vendit. Dhe shumica e egjiptianëve besojnë se krimi i Drezdenit minimizohet nga gjermanët.

Autor : Jürgen Stryjak / Auron Dodi

Redaktoi : Aida Cama

  • Data 09.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IkMI
  • Data 09.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IkMI