1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Imigrantët e papunë dhe ndihma e shtetit grek me asistencë sociale - Detyrat e filozofit sot, intervistë me Prof. Peter Sloterdijk

13 Maj 2011
https://p.dw.com/p/11FgD

Asistenca e papunësisë është filli i vetëm që mban shumë familje imigrantësh akoma në Greqi. Flitet për rreth 30.000 imigrantë në asistencë sociale. Ndërkohë kohët e fundit po spekulohet shumë dhe me mundësinë e reduktimit, por edhe të prerjes së asistencës sociale. Kjo ka krijuar shqetësim të madh në radhët e imigrantëve, të cilët nga një pjesë e opinionit filluan të shihen bile si "parazitë" që boshatisin arkat me asistencën që marrin. Por si qëndron e vërteta? Niko Anagnosti me një kronikë nga Athina.

Peter Sloterdijk është njëri nga filozofët më të njohur të kohës së sotme, i cili është aktiv edhe si shkrimtar. Ai shkruan edhe për gazeta dhe revista të njohura gjermane. Së bashku me kolegun e tij, Rüdiger Safranski ai moderon në televizionin gjerman emisionin "Kuarteti filozofik", në të cilin ai i bën temat filozofike të prekshme për publikun. Që prej 10 vjetësh ai është rektor i Shkollës së Lartë për Dizajn në Karlsruhe. Sloterdijk e quan rolin e filozofisë në shekullin tonë si rol të anashkaluar. Në intervistë me DW ai flet për detyrat e filozofit në një kohë të kthesës politike. Gaby Reucher:

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi