1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

180210 ISAF Image

18 Shkurt 2010

Trupa ndërkombëtare e mbrojtjes (ISAF) kryen misionin e saj për sigurinë dhe rindërtimin nën drejtimin e NATO-s në Afganistan. Pas rezultateve të fundit shtrohet pyetja: Çfarë imazhi ka ISAF-i në Afganistan?

https://p.dw.com/p/M4lZ
Çfarë imazhi ka ISAF-i në Afganistan?
Çfarë imazhi ka ISAF-i në Afganistan?Fotografi: AP

Trupa ndërkombëtare e mbrojtjes në Afganistan nuk ka imazh. Afganistani është një vend shumë i përzier etnikisht, i cili nga bjeshkët e Hindukushit ndahet në dy pjesë shumë të ndryshme. Në pjesën jugore jetojnë kryesisht pashtunë. Ata janë grupi më i madh i popullsisë afgane, tek ata kanë rrënjët talibanët. Që prej hyrjes së trupave ndërkombëtare ata kanë përjetuar më së shumti dhunë në atdheun e tyre.

Abdul Wali ka marrë arratinë para disa ditëve nga operacioni Mushtarak. Kjo është ofensiva më e madhe e trupave të huaja, që prej rrëzimit të talibanëve para më shumë se tetë vjetësh. „Një operacion i tillë ka kuptim, nqs të huajt mund edhe ta mbajnë territorin. Nqs ata kujdesen këtu për sigurinë, punën, rrugët, urat dhe shkollat. Por ata nuk e bëjnë këtë. Ky është si një operacion mjekësor, pas të cilit nuk merr ilaçe. Deri në operacionin tjetër.“

60 përqind e afganëve mendon se ISAF e kryen keq detyrën.
60 përqind e afganëve mendon se ISAF e kryen keq detyrën.Fotografi: AP

Edhe Sayed Gul ka ikur nga ofensiva e trupave ISAF të drejtuara nga NATO. “Talibanët zgjidhin grindjet, na mbrojnë nga kriminelët. Ata luftojnë korrupsionin e qeverisë. Këtë nuk mund ta bëjnë të huajt. Por nqs talibanët një gjë të tillë e thonë, atëherë edhe e bëjnë.“

60 përqind e afganëve mendon se ata e kryejnë keq detyrën

Njerëzit në Afganistan e vlerësojnë ISAF-in në bazë të kushteve të tyre konkrete të jetesës dhe përvojave të tyre personale me luftën dhe me qeverinë afgane. Në bazë të anketimeve të fundit në Afganistan, të zhvilluara nga ARD, ABC und BBC, rreth 40 përqind e popullsisë mbështesin praninë e trupave të NATO-s. Një shumicë prej afro 60 përqind është e mendimit se ata e kryejnë keq detyrën. Në pjesën jugore të vendit antipatia ndaj ushtarëve të huaj është veçanërisht e madhe. Pashtunët, shumë fetare dhe dhe të lidhur me traditën, shohin ata shpesh si pushtues, të cilët duan t'u imponojnë një jetë të huaj dhe një qeveri korrupte.

Antipatia ndaj ushtarëve të huaj është e madhe.
Antipatia ndaj ushtarëve të huaj është e madhe.Fotografi: AP

Në pjesën veriore me të qetë ISAF-i i drejtuar nga NATO shihet si fuqi mbrojtëse kundër talibanëve. Në veri jetojnë kryesisht taxhikë, hazara dhe uzbekë. Këto grupe etnike kanë luftuar kundër talibanëve. Por meqenëse edhe në veri shtohet dhuna, imazhi për ISAF-in po ndryshon. Dhe kjo prek direkt ushtarët e Bundesverit, që janë të stacionuar aty. Në anketimin e fundit të ARD, ABC und BBC në Afganistan vetëm 43% nga të pyeturit në zonën e misionit të Bundeverit e paraqitën gjendjen e sigurisë si pozitive. 40 përqind e të pyeturve pohuan se ISAF përpiqet më pak se më parë të shmangë viktimat civile. Vetëm 31 përqind e të pyeturve e vlerësojnë rolin gjerman si në përgjithësi pozitiv.

Autor : Sandra Petersmann / Angelina Verbica

Redaktoi : Aida Cama