1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Ilir Meta zgjidhet President i Shqipërisë

Kryetari i deritashëm i Kuvendit të Shqipërisë dhe kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta u propozua mbrëmë nga mazhoranca socialiste dhe deputetët e LSI si dhe disa deputetë të tjerë.

Parlamenti i Shqipërisë zgjodhi si President të ri të Republikës së Shqipërisë Ilir Metën.

Për Ilir Metën e dhanë votën 87 deputetë, nga 89 deputetë të pranishëm në seancën parlamentare. 2 deputetë votuan kundër.

Kryetari aktual i Kuvendit të Shqipërisë dhe kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta u propozua mbrëmë nga mazhoranca socialiste dhe deputetët e Partisë së tij. Zgjedhjen e tij e mbështetën edhe disa deputetë të partive të tjera. Partia Demokratike e Shqipërisë, në protestë jashtëparlamentare prej disa javësh u deklarua kundër kandidaturës së Metës.

Kandidaturën e Metës e paraqitën me shkrim në seancën e pasdites sot (28.04.2017) në Parlamentin e Shqipërisë 23 deputetë. 48 vjeçari Meta u zgjodh President në përpjekjen e katërt radhazi të Parlamentit për zgjedhjen e Presidentit të Shqipërisë. Ilir Meta ka qenë në 26 vitet e demokracisë deputet, kryeministër dhe ministër i Jashtëm i Shqipërisë.