1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Ka hapësirë për dialog ndryshe midis Kosovës dhe Serbisë"

7 Gusht 2017

Deklarimi për dialogun e ri për Kosovën do mund të jetë një mundësi për t'i thyer stereotipet, thekson në intervistë për DW gazetari në Beograd Idro Seferi.

https://p.dw.com/p/2hodT
Serbien Idro Seferi
Fotografi: DW/N. Rujević

DW: Shtypi gjerman i komentoi pozitivisht dekalrimet e presidentit Aleksandar Vuçiq për një dialog të ri me Kosovën. P.sh. gazeta "Frankfurter Allgemeine Zeitung" shkruan, se ai "ka kapërcyer një hije të errët të historisë". Mos vallë është vlerësuar shumë kjo në Gjermani? Ç'mendoni ju për këtë?

Idro Seferi: Unë mendoj se kjo nuk është diçka e keqe, edhe pse këtu në Beograd ka shumë pakënaqësi. Hapja e kësaj teme është më e rëndësishme për Serbinë sesa për marrdhëniet me Kosovën. Duhet bërë kujdes që të lëvizet larg idesë së krijuar se shqiptarët do të pranojnë çdo zgjidhje që do të vijë nga Serbia. Për të gjithë shqiptarët e Kosovës është shumë e qartë se ata jetojnë në një shtet të pavarur dhe nuk do të negociojnë për këtë çështje.

A është i sinqertë Vuçiqi kur hap debatin për këtë temë, apo pozicioni i tij do të thotë vetëm, se ai tenton të bëjë diçka?

Në shumë gjëra ai mund ta dëshmojë atë që thotë, një e tillë është ndryshimi i kushtetutës. Për Serbinë është e rëndësishme që të fillojnë diskutimet për reformën e kushtetutës, në mënyrë që të plotsojë kushtet për në BE, por duket se fokusi është i vendosur në fillim në çështjën a është Kosova Serbi apo jo. Të filtet për këtë është shumë e rëndësishme,  për shkak se në Serbi nëse poltikanët fillojnë të falsin për diçka ajo bëhet temë e pranueshme.

Në një kohë kur qytetarët e Serbisë në anketat e fundit si problem kryesor shohin gjendjen ekonomike dhe atë sociale. Kosova nuk shihet më si problem kryesor, por megjitatë kur përmendet Kosova rriten emocionet.

Sipas anketës 78 për qind e serbëve nuk kanë qenë kurrë në Kosovë. Njerëzit nuk kanë para për të shkuar atje, edhe kur ata i kanë paratë nuk e zgjedhin Kosovën si një destinacion, kjo pa ndonjë arsye të veçantë. Komunikimi është në nivel të ulët, edhe pse katër herë në ditë ka një autobus nga Beogradi për në Prishtinë. Kam parë shumë shokë të mi të Beogradit në Kosovë, po ashtu edhe kam takuar të tillë që thonin se e shijojnë shumë jetën e natës në Prishtinë. Mardhëniet Kosovë - Serbi dhe Serbi - Kosovë shihen nga pikpamjet e qeverive, jo nga pikëpamjet e njerëzve të zakonshëm.

Regaimet e para për deklaratën e Vuçiqit u pranuan pozitivisht edhe nga Edi Rama apo edhe Azem Vllasi, por ata theksuan edhe një herë që Serbia përfundimisht duhet ta njohë Kosovën.  Së fundi politologu ëerner ëeidenfelder për DW tha, se Beogradi dhe Prishtina mund të vazhdojnë bisedimet sipas modelit të dikurshëm mes dy Gjermanive – duke e lënë më njënaë çështjen e statusit të Kosovës dhe duke folur fillimisht për çështje të tjera. A është marrë parasysh kjo ide në Kosovë dhe Serbi?

Është e vështirë, sepse palët kanë këndvështrime të ndryshme në lidhje me këtë. Kosova e shpalli pavarësinë gati dhejtë vite më parë, ndërsa në Serbi ende diskutohet për këtë. Më reale është që pas këtij procesit të arrihet ndonjë marrëveshje, një "Bruksel 2", diçka e pritur nga Beogradi dhe Prishtina. Ky do të ishte një lloj "Akt i Paqes" edhe pse nuk janë në gjendje lufte, kjo do të mundësonte afrimin pavarësisht çështjeve të hapura politike. Por nuk do të ket hap drejt fillimit  të bisedimeve mes dy palëve, nëse më shumë flitet se si do të zhvillohen ato. Në Kosovë ka një problem kryesor, ata ende nuk kuptojnë se ekziston nevoja për dialog intensiv me serbët në Kosovë dhe që t'u krijojnë atyre kushte që të jetojnë atje.

Ramush Haradinaj të bëhet kryeministër, por edhe nëse bëhet kjo me mbështetjen e deputetëve serbë që janë të kontrolluar nga Beogradi,  prej nga  thuhet se Haradinaj tështë kriminel?

Unë nuk do të çuditesha nëse Haradinaj bëhet kryeministër me ndihmën e serbëve – në faktë, në këtë situatë shumica mund të mblidhet vetëm me mbështetjen e serbëve. Edhe pse në Serbi nuk është e njohur, serbët kanë votuar për presidentin Thaçi, pra një njeri që në Serbi mban nofkën "Gjarpër" dhe konsiderohet ende si një simbol i së keqes.

Tani që flasim për akuzat për krime lufte, kam lexuar se ju keni qenë kundër krijimit të Gjykatës për krimet e UÇK-së jashtë Kosovës. A mundeni ta shpejgoni këtë?

Ajo nuk mundet të quhet "Gjykata e krimeve të UÇK-së", ose "Gjykata e krimeve ndaj serbëve". Kjo është mënyra e gabuar e ballafaqimit me të kaluarën. Nëse gjyqtarët në Kosovë nuk janë të gatshëm të merren me këtë, unë besoj se kjo tregon se edhe shoqëria nguron të merret me këtë çështje. Dhe kjo është për faktin, se nuk duan të hapin tema kaq të vështira.