1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Identifikohet personi që hapi zjarr në Uashington

Ende nuk dihet motivi i 34 vjeçarit që hapi zjarr ndaj njerëzve duke shkaktuar 12 viktima. Obama e quan "akt frikacakësh".

default

Ndërtesa ku hapi zjarr 34 vjeçari nga Teksasi.

Një rezervist 34 vjeçar i forcave ushtarake të marinës amerikane duhet të ketë qëlluar për vdekje në një bazë ushtarake në Uashington të paktën 12 njerëz dhe ka plagosur dhjetëra të tjerë. Po ashtu personi i dyshuar i armatosur që hapi këtë zjarr u gjet më vonë i vrarë. Motivi i tij ende mbetet një mister. Sekretari i shtetit për marinën ushtarake amerikane, Ray Mabus tha se personi në fjalë ka punuar në të kaluarën për marinën si kontraktues privat. Mediet e SHBA-së bëjnë të ditur se ai duhet të ketë hyrë në ndërtesën 197 me dokument identifikimi të një ish punonjësi. Personi sipas medieve që i referohen burimeve të policisë ishte nga qyteti Fort Uorth në Teksas. Ndërkohë kryebashkiaku Vincent Gray tha se nuk ka asnjë arsye për të besuar se ky ishte një sulm terrorist.

US-Marine-Schießerei

Aaron Alexis, personi që vrau 12 persona në Uashington.


Presidenti Barak Obama nga ana e tij e cilësoi këtë sulm një "akt frikacakësh'' dhe tha se viktimat dhe familjet e tyre kanë nevojë për dashurinë dhe mbështetjen e Amerikës. Në respekt dhe nderim të viktimave, Obama urdhëroi që të premten (20.09) të ulen flamujt në gjysmë shtizë në gjithë vendin. Policia njoftoi se se FBI-ja po zhvillon hetimin mbi shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë dhe për lidhjet që ky person duhet të ketë pasur. Kompleksi marinës ushtarake në Uashingtonit, është objekti më i vjetër ushtarak i vendit ku punojnë rreth 16 mijë njerëz. Kjo është komanda më e madhe ndër pesë sisteme të tilla që ka vendi dhe merret me projektimin dhe ndërtimin e anijeve ushtarake, armatimeve të anijeve dhe sistemeve komanduese të marinës.