1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ibrahim Gambari po qëndron në Birmani, biseda me pushtetmbajtësit

4 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/C0qb

Plot një muaj pas shtypjes me dhunë të protestave paqësore nga rregjimi ushtarak në Birmani i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara Ibrahim Gambari ka mbërritur në këtë vend , në vizitën e tij të dytë. Në selinë e qeverisë në Naipidau, Gambari do të zhvillojë bisedime me pushtetmbajtësit. Në Rangun ai bisedoi me Çarls Pitër( Charles Petrie), diplomati më i lartë i OKB-s në këtë vend, të cilin junta e shpalli të premten person të padëshëruar. Petrie kishte kritikuar hapur qeverinë dhe kishte dënuar varfërinë në vend.