1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Fakte mbi Gjermaninë

I varfër por seksi - Berlini

Berlini ka qenë herë pas here ndër qendrat kulturore të botës, në shekullin e 18-të, si kryeqytet i Prusisë, ishte qendra e ilumiminizmit.

Quadriga - Porta e Brandenburgut- Brandenburger Tor

Quadriga - Porta e Brandenburgut (Brandenburger Tor)

Në „vitet e arta të njëzeta“, metropoli festonte festa manjifikante. Sot ai bën pjesë sërish në qytetet e skenës evropiane.

Qyteti jeton me historinë

Shumë aspekte të historisë gjermane mund të vëzhgohen në Berlin. Pas sundimit nazist dhe Luftës së Dytë Botërore qyteti metropol u nda midis katër fuqive aleate fituese SHBa, Francë, Britani e Madh dhe Bashkimi Sovjetik. Në vitin 1961 u bë ndarja përfundimtare, mes përmes Berlinit u ndërtua muri. Vetëm me revolucionin paqësor ju dha fund regjimit në RDGJ (DDR).

Më 9 nëntor 1989 u hap kufiri dhe një vit më vonë Gjermania u bashkua.

Muri bie- Porta e Brandenburgut - Nëntor 1989 Berlin

Muri bie- Porta e Brandenburgut - Nëntor 1989 Berlin

Berlini në kohë ndryshimesh

Aktualisht Berlini është kryeqyteti, qendra ku ndodhet qeveria dhe parlamenti edhe nëse ministritë vazhdojnë të kenë varësinë e tyre me ish kryeqytetin Bon ku vazhdojnë të punojnë një pjesë e punonjësve. Lagja ku ndodhet qeveria me Rahstagun (Reichstag), ku mblidhet parlamenti, Porta e Brandenburgut, por edhe shumë qendra të tjera të rëndësishme si (Xhendarmenmarkt) Gendarmenmarkt janë vende të gjallërishme turistike – me gjurmë historike.

Njëkohësisht në Sheshin e Pocdamit, (Potsdamer Platz) i cili gjatë Luftës së Ftohtë ka qenë zona e vdekjes, është ngritur një Skyline modern dhe impozant. Edhe Alexanderplatz – ish qendra e Berlinit lindor – e ka ndryshuar pamjen në vitet e fundit. Edhe në lagje të veçanta, kryesisht në Berlinin lindor, ndodhen shumë gjurmë të historisë gjermane. Sot nuk dallohet më se ku ka pas kaluar muri, aq shumë ka ndryshuar qytetit vitet e fundit.

Muzeumi Bode i ndërtuar më 1897-1904 nga arkitekti Ernst von Ihne

Muzeumi Bode i ndërtuar më 1897-1904 nga arkitekti Ernst von Ihne

Program i dyfishtë kulturor

Por Berlini është shumë më tepër se sa një qendër historike. Edhe programi kulturor bie në sy. Ndërtesat mbresëlënëse në Ishullin e Muzeumeve (Museumsinsel) gjallërojnë Prusinë e vjetër.

Arkitektët e mëdhenj si Shinkel dhe Langhans kanë lënë këtu shumë gjurmë përjetësie. Për shembull Muzeumi Bode bën pjesë në Highlights të Ishullit të Muzeumeve. Tre Opera të mëdha, shumë teatro, skena të vogla dhe muzeume ofrojnë argëtim për qytetarët e qytetit të madh. Përveç kësaj në Festivalin e Filmit “Berlinale” yjet dhe yjëzat e rinj e gëzojnë qytetin një herë në vit, në shkurt të çdo viti.

I varfër – por seksi

Sektorët atraktivë,mediat, muzika dhe studiot e artistëve janë shpërndarë në të gjithë qytetin. Problemi është mungesa e parave: “I varfër, por seksi ” e quajti Kryetari i Bashkisë Klaus Wowereit një herë qytetin e tij Berlin. Sepse jo vetëm shifrat e papunësisë, 14 përqind janë të larta, por edhe borxhet e qytetit. Por kjo nuk i pengon berlinezët të festojnë. Berlin është një Partylocation me shumë klube shik.

Informacione Berlin:

Popullsia: 3,4 millionë

Sipërfaqja: 900 km katrorë

Kryeqyteti: Berlini (Qytetshtet)

Data e themelimit: 3.10.1990

Sektorë të rëndësishëm ekonomik: Shërbimet

Fqaja zyrtare e internetit: www.berlin.de

  • Data 31.07.2008
  • Autor Lydia Leipert
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Enqc
  • Data 31.07.2008
  • Autor Lydia Leipert
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Enqc