1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

I pavarur dhe unik - presindeti i ri i Libanit

Në Liban u zgjodh të dielën një president i ri i vendit, Mishel Sylejman. Me zgjedhjen e tij synohet t'i jepet fund krizës shtetërore 18 muajshe. Sulejmani konsiderohet si person neutral e njeri i kompromisit.

default

Libani feston zgjedhjen e presdentit të ri

Gjenerali me flokë të bardha, në fund të të 50-ave, ecën me hapa të shpejtë dhe të sigurtë përmes radhëve të trupave të tij. 60 mijë ushtarët e Libanit e admirojnë në maksimum shefin e tyre. Ai nuk është njeri që flet me zë të lartë, por e di saktë se çfarë kërkon. Për nëntë vjet me radhë ka qendruar ai në krye të ushtrisë, vite në të cilat ai dhe njerëzit e tij kanë fituar emrin e mirë se janë ndoshta i vetmi institucion funksionues shtetëror në vend.

Personalitet i dashur për libanezët

Edhe në popull, Mishel Sulejmani gëzon një prestigj shumë të lartë. Për shumë libanezë ai është një lloj shpëtimtari nga kriza e keqe politike, në të cilën ndodhet vendi. Nuk është për t'u çuditur pra që dy kampet e armiqësuara thellësisht, forcat që konsiderohen prosiriane dhe ato antisiriane ranë dakord për gjeneralin si zgjidhje kompromisi. Por ai është shumë më tepër se një kompromis i thjeshtë, mendon Mohamed Salam, komentator i gazetës me prestigj të Beirutit, "Al Anvar":

"Kjo është zgjidhja e duhur. Prandaj thonë të gjithë se ata nuk janë kundër tij, por se ata janë pro tij. Askush nuk mund të ankohet se ai nuk është personazh pozitiv. As sirianët. Por njëkohësisht ata nuk mund të thonë se është djali ynë. Ai është djali i askujt, dhe kjo është vërtet e rëndësishme për Libanin."

Libanon Armeechef Michel Suleiman

Gjenerali Sulejman duke salutuar në vitin 2007, vit që e bëri atë hero pas luftimit të ushtrisë me trupat e afërta me Al Kaidën.

Sukseset e Sulejmanit

Gjenerali më shkollë të lartë, i cili krahas arabishtes flet edhe frëngjisht dhe anglisht, mund të paraqesë suksese të padiskutueshme. Ushtarët e tij ai i ka mbajtur larg grindjeve partiake. U ka kujtuar atyre herë pas here detyrimin e tyre kombëtar ndaj gjithë vendit. Nën drejtimin e tij, trupat libaneze u shpërngulën pas 40 vjetësh sërish në jug të vendit. Në demonstratat e shumicës qeveritare me drejtim properëndimor dhe të opozitës Hizbollah, ushtria u kujdes për ruajtjen e rendit. Por ajo nuk e ndaloi fjalën e lirë. Përfundimisht hero, Mishel Sulejmani u bë në pranverë 2007. Për 15 javë me radhë ushtria e tij luftoi kundër trupave të afërta me Al Kaidën në kampin palestinez Nahr el Bared në veri të Libanit. Pas humbjeve të mëdha në radhët e saj, ushtria doli fitimtare nga kjo betejë. Sulejmani konsiderohet më tej patriot i pavarur. Ai ka kontakte të mira si me Sirinë, ashtu edhe Hizbollahun, si me amerikanët, ashtu edhe me francezët.


  • Data 26.05.2008
  • Autor Jörg Kaminski
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E631
  • Data 26.05.2008
  • Autor Jörg Kaminski
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E631