1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

I pamundur misioni - OSBE dhe ODHIR refuzojnë Rusinë

Rusia reagoi e indinjuar ndaj refuzimit. OSBE-ja refuzoi një "kompromis të arsyeshëm". Kështu tha ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov. Kremlini dhe OSBE-ja kishin diskutuar më parë për kushtet

Fushatë zgjedhore - Moskë

Fushatë zgjedhore me ari polar - Moskë

"Na vjen keq, që rrethanat na pengojnë, që të vëzhgojmë zgjedhjet." Me fjalë diplomatike e pëlciti bombën, Gëran Lennmarker, presidenti i Asamblesë parlamentare të OSBE-së. Organizata për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSBE) nuk dërgon vëzhgues për zgjedhjet në Rusi. Edhe zyra e OSBE-së për institucionet demokratike dhe të drejtat e njeriut (ODIHR) e refuzoi Rusinë.

Por rezultati ishte zhgënjyes për OSBE-në, u shpreh zëdhënësi i ODIHR-it, Jens-Hagen Eschenbaecher: "Vendimtarja për ne ka qenë, të sigurojmë mundësinë e realizimit të një vëzhgimi të besueshëm të zgjedhjeve në Rusi. Restriksionet, që na ishin vënë nga autoritetet ruse, për kohëzgjatjen e vëzhgimit të zgjedhjeve dhe për numrin e vëzhguesve nuk do të kishin lënë mundësi një mision të besueshëm. Dhe prandaj e pamë veten të detyruar, që të refuzojmë misionin e vëzhgimit të zgjedhjeve."

Presidenti Vladimir Putin, dhe Zëvendëskryeministri Dmitry Medvedev në një shkollë ushtarake 600 km larg Moskës, Shkurt 2008

Presidenti Vladimir Putin, dhe Zëvendëskryeministri Dmitry Medvedev në një shkollë ushtarake 600 km larg Moskës, Shkurt 2008

Zgjedhjet nuk janë vetëm ajo, që ndodh në ditën e votimit. Rusia kishte dashur ta linte të hynte ekipinin e ODIHR-it vetëm tri ditë para zgjedhjeve. Pas protestave kjo datë u kthye në 20 shkurt, rreth dy javë para zgjedhjeve presidenciale të 2 marsit.

Në fakt komisionet e vëzhgimit të zgjedhjeve të ODIHR-it përbëhen nga një ekip kryesor në kryeqytetin e vendit, ku votohet, ku punojnë ekspertë për vëzhgimine mediave, për juridiksionin zgjedhor dhe për sistemet kushtetuese. Akuzavet ë Kremlinit se me ndihmën e misioneve të vëzhgimeve të votimeve perëndimi përpiqet të ndikojë politikisht në Rusi, si në rastet e revolucioneve me ngjyrë në Ukrainë dhe Gjeorgji, zëdhënësi i ODHIR-it i përgjigjet. "Rusia si çdo vend tjetër anëtar i OSBE-së është e obliguar që të zbatojë disa standarte. Dhe këtu bëjnë pjesë edhe standartet për zgjedhjet demokratike. Ajo që ne bëjmë është të vëzhgojmë në se këto standarte janë zbatuar."

Ushtarët votojnë shkojnë në Moskë për të votuar, 2 dhjetor 2007

Ushtarët votojnë shkojnë në Moskë për të votuar, 2 dhjetor 2007

I pyetur për zgjedhjet e ardhshme zëdhënësi i ODIHR-it shprehet me diplomaci: "Ne do ta vazhdojmë dialogun me autoritetet ruse. Në të kaluarën ne kemi vëzhguar zgjedhjet në Rusi. Dhe nuk ka patur probleme të mëdha në bashkëpunimin me autoritetet ruse. Ne shpresojmë dhe presim, që ky bashkëpunim i mirë të jetë sërish."

Zgjedhjet e sivjetshme presidenciale, fituesi i të cilave është i caktuar tashmë, kjo nuk do të ketë më ndikim.

DW.COM

  • Data 26.02.2008
  • Autor Stefan Dege
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DDda
  • Data 26.02.2008
  • Autor Stefan Dege
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DDda