1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

"I pambrojtur nga raketat" - Izraeli përgatitet për kërcënimet e reja

Në Izrael aktualisht po diskutohet shumë për kërcënimin e mundshëm nga Irani. Raketat iraniane me rreze të mesme veprimi mund të mbërrijnë në Tel Aviv, si edhe në qytete të tjera izraelite.

Benjamin Netanjahu duhet të gjejë përgjigje ndaj kërcënimeve të reja

Benjamin Netanjahu duhet të gjejë përgjigje ndaj kërcënimeve të reja

Nuk ndodh shpesh që një strateg ushtarak izraelit si Uzi Rubin  të citojë kreun e organizatës terroriste palestineze të Hizbollahëve. Por Rubin i jep të drejtë Hassan Nasrallah-ut, kur ai flet për një lloj të ri të luftës në rajon - diçka mes luftës së rregullt dhe asaj guerilase. Lidhur me atë se nëse mund të ketë përsëri një përshkallëzim të situatës në rajon, Rubin atëherë deklaron se Izraeli duhet të ketë frikë mbi të gjitha nga: Raketat. "Pikërisht për shkak se nga ky kërcënim nuk kemi deri tani asnjë përgjigje të mirë në dorë. Nga sulmet me avionë luftarakë dhe nga trupat e këmbësorisë ne jemi shumë mirë të  përgatitur. Kundër raketave ne nuk të mbrojtur si duhet ... ende“.

Rreziku i raketave është rritur

Ka gjasa që raketat e Hizbollahëve të mbahen dhe të shkrepen nga zona tepër të populluara. Në fund të nëntorit, madje edhe këtë javë raketat fluturuan nga Libani në drejtim të Izraelit - për herë të parë pas dy vjetësh qetësie relative. Raketa e parë pati si qëllim dëmtime materiale të konsiderueshme, një depo gazi u shkatërrua, por askush nuk u plagos. Herën e dytë, predha iu largua kursit dhe ra në territorin libanez.

Parada e Hiszbollahut në Liban

Parada e Hiszbollahut në Liban

Uzi Rubin, një ish ekpert i mbrojtjes së raketave në Ministrinë e Mbrojtjes së Izraelit foli për një rrezik të madh në rritje. Brenda vitit të kaluar arsenali i raketave të Hizbollahëve në Liban është më shumë se katërfishuar. Por shqetësues për strategun e mbrojtjes nuk janë vetëm Hizbollahët, që Rubin i quan “një ushtri të autorizuar iraniane“ në Liban.

Siria - rreziku i ri për rajonin

Por shqetësim në rritje përbën edhe Siria, në Lindje.  Sepse protestat kundër regjimit të Assad-it nuk janë vetëm një  rreze shprese, por edhe një rrezik.

Rubin: „Një rrezik, sepse arsenali i armëve të ushtrisë siriane gjatë një rrëzimi të Assad-it do të binte në duart e Hizbollahëve dhe grupeve të tjera ekstremiste. Tashmë armët  nga rezervat libiane janë shfaqur në Gaza ose në Sinai. Shpresë përbën edhe fakti që Siria mund të shkëputet nga sfera e ndikimit të Iranit. Prandaj iranianët po bëjnë gjithçka që Assad ta mbajë pushtetin. Për Iranin Assad është kapital strategjik ".

Prej shumë kohësh Irani disponon raketa, me të cilat mund të godasë objektivat në Izrael. Për këtë duket se është koncentruar regjimi i Ahmadinexhadit. Sepse, sipas Rubin-it, forcat ajrore dhe ushtria në Iran operojnë me avionë dhe tanke totalisht të vjetëruar, megjithë të ardhurat e mëdha nga biznesi i naftës.Me këto të ardhura financiare mund të përdoren për blerjen e teknologjive të reja raketore nga Koreja e Veriut. Kjo të tremb.

Raketat iraniane mund të arrijnë jo vetëm Izraelin

Raketat iraniane mund të arrijnë jo vetëm Izraelin

Koha për forcimin e mbrojtjes së Izraelit

Rubin mendon se ka ardhur koha për një ndryshim të sistemit të mbrojtjes së Izraelit: „Unë mendoj se me një sistem të tillë që ka Izraeli mund të mbrohen shumë mirë objektivat  e veçuara në vend por jo gjithë vendin".

"Për këtë arsye së pari  ne të bëjmë gjithçka për të mbrojtur ushtrinë tonë. Kjo është e hidhur, sepse në fakt mbrojtja e popullsisë ka prioritet. Por ne tani përballemi me këtë kërcënim. Dhe kërcënimi  nuk është më një kërcënim terrorist, por një kërcënim ushtarak. Për këtë arsye mbrojtja e trupave qëndron në vend të parë."

Eksperti për raketat Rubin bëri të ditur se nuk është politikan por inxhinjer. Ai ka bërë punën e tij. Tani i duhet politikanëve të gjejnë paratë për për blerjen e raketave mbrojtëse.  

Autor: Christan Wagner/Mimoza Kelmendi

Redaktoi: Lindita Arapi