1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

I fundit i dinastisë - Senatori Edward Kennedy ndërroi jetë

Senatori amerikan, Edward Kennedy, njëri nga politikanët më influencë të Partisë Demokratike të Amerikës dhe vëlla i presidentit John F. Kennedy, ka vdekur. Ai ndërroi jetë në moshën 77 vjeçare si pasojë e një tumori.

Edward Kennedy.

Edward Kennedy ishte një peshë e rëndë - politikisht dhe fizikisht.

Edward Kennedy ishte një peshë e rëndë - politikisht dhe fizikisht. Kush e ka parë kohët e fundit, kur ishte i sëmurë rëndë tek e tërhiqte trupin masiv në pultin e oratorit, ndjente vullnetin e hekurt të një njeriu, që karakterizohej nga karizma dhe fuqia e fjalës. Me senatorin Edward, shkoi i fundit i tre vëllezërve të mëdhenj Kennedy dhe pasardhësi i fundit mashkull i brezit të dytë të Kenedive.

Vëllezërit Kennedy.

Por familja Kennedi nuk ka influencuar vetëm politikën amerikane për më shumë se një gjysëm shekulli. Ata shiheshin me sy të mirë në mbarë botën.

Por ndryshe prej vëllezëve të tij, John F., që u vra në vitin 1963 në Dallas dhe Robert Kennedy, që pesë vjet më vonë pati të njëjtin fat tragjik në Los Angeles, vdekja e Edward Kennedy nuk erdhi papritur. Në maj të vitit të kaluar tek ai u diagnostikua një tumor në tru. Gjendja e tij shëndetësore u përkequa shumë shpejt. Kennedy nuk shkoi dot vetë për të marrë medaljen e lirisë, urdhërin më të lart amerikan të nderit. Presidenti Obama e nderoi Kenedin me këto fjalë.

"Prej pothuajse një gjysëm shekulli jeta e senatorit Edward M. Kennedy ka influencuar në jetën e secilit prej nesh."

Por familja Kennedi nuk ka influencuar vetëm politikën amerikane për më shumë se një gjysëm shekulli. Ata shiheshin me sy të mirë në mbarë botën.

Edward Kennedy dhe Barack Obama.

Politikani i majtë liberal bëri emër në mbrojtje të të drejtave të popullsisë me ngjyrë në Amerikë. Ai u angazhua për Barack Obamën në fushatën e fundit presidenciale.

Edward Kennedy ka qenë pandërprerë anëtar i Senatit amerikan që prej vitit 1962. Ai u muar me çështjet sociale, shëndetësore, të mbrojtjes e të politikës së jashtme. Për shkak të rrënjëve irlandeze të klanit Kennedy ai ndikoi me masë të konsiderueshme në marrëveshjen e paqes për Irlandën e Veriut. Dhe si njëri prej kritikëve më të ashpër të qeverisë Bush, ai bënte pjesë që në fillim te kundërshtarët e luftës në Irak. Kennedy duke folur në Kongres në vitin 2004: "Qeveria i ka zhgënjyer aleatët tanë të vjetër. Në vend që ta bëjë Amerikën më të sigurtë e ka bërë më të pasigurtë (Politika e presidentit Bush e ka bërë më të vështirë, që të fitohet lufta kundër terrorizmit)"

Në rini Edward Kennedy e pat kundërshtuar luftën në Vietnam po ashtu si dhe më vonë atë në Irak. Ai ishte përkrahës i një sistemi të drejtë shëndetësor, në të cilin të gjithë amerikanët pavarësisht nga të ardhurat dhe puna të jenë të siguruar, në të cilin kujdesi shëndetësor të jetë e drejtë e të gjithë dhe jo privilegj i disave. Politikani i majtë liberal bëri emër në mbrojtje të të drejtave të popullsisë me ngjyrë në Amerikë. Pasojë logjike e saj ishte angazhimi i tij për Barack Obamën në fushatën e fundit presidenciale. Së fundi biles ai e shpalli Obamën pasuesin legjitim të vëllait të tij të vrarë 1963, John F. Kennedy.

Autor : Daniel Scheschkewitz / Angelina Verbica

Redaktoi : Aida Cama

  • Data 27.08.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JJD6
  • Data 27.08.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JJD6