1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

I dyshuari për vrasjet raportohet të ketë vdekur

Pas më shumë se një dite në rrethim në Tuluzë deklarohet i vdekur nga autoritetet vrasësi i supozuar i shtatë vetëve. I plagosur rëndë edhe një polic.

Vriten tre ushtarë, tre fëmijë dhe një klerik hebraik në Tuluzë dhe Montauban

Vriten tre ushtarë, tre fëmijë dhe një klerik hebraik në Tuluzë dhe Montauban

Sipas raporteve në medie, pas një rrethimi më shumë se 30-orësh atentatori serial i supozuar i Tuluzës ka vdekur gjatë një shpëmbimi zjarri prej pesë minutash. Sipas të dhënave të televizionit, gjatë tij u plagosën edhe tre policë. Njëri prej tyre pësoi plagë të rënda, raportoi stacioni televiziv i lajmeve BFM.

Vdekjen e tij e konfirmoi Ministri francez i Brendshëm Claude Guéant. Sipas Ministrit, burri kishte bërë fillimisht rezistencë dhe më pas ishte hedhur nga dritarja e banjës së tij. Pas kësaj burri u gjet i vdekur përtokë, shtoi Guéant. Policët elitë hynë pak pas orës 11 në banesën e vrasësit të supozuar duke përparuar ngadalë, me kujdes. I dyshuari ishte barrikaduar prej mëngjesit të së mërkurës në një shtëpi dhe prej natës të së enjtes nuk kishte dhënë më shenja jete. 23-vjeçari mendohet të ketë vrarë me armë zjarri ditët e kaluara në Tuluzë dhe Montauban tre ushtarë, tre fëmijë dhe një klerik hebraik.

Vriten tre ushtarë, tre fëmijë dhe një klerik hebraik në Tuluzë dhe Montauban

Vriten tre ushtarë, tre fëmijë dhe një klerik hebraik në Tuluzë dhe Montauban



Forcat e policisë u përpoqën disa herë ta vinin nën trysni me anë të shpërthimeve para shtëpisë të dyshuarin e armatosur rëndë dhe për ta detyruar të dorëzohej. Pas shpërthimeve të para pak para mesnate agjencitë e lajmeve patën raportuar se, policia policia kishte nisur me marrjen e banesës me sulm (gjë që më vonë u përgënjeshtrua nga Ministria e Brendshme). Me sa duket, atij u përpoqen t’ia gjejnë anën me një taktikë të lodhjes deri në thyerje. 23-vjeçari ishte ndërkohë prej më shumë se 24 orësh i rrethuar. Presidenti francez Nicolas Sarkozy u shprehet në lidhje me rastin në një paraqitje në radio-televizion dhe përgëzoi forcat e sigurisë.

Autor: DW/ Elert Ajazaj

Redaktoi: Aida Cama