1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

I dërguari i Gaddafit në Greqi

Kryeministri grek Jorgos Papandreu priti mbremë vonë të dërguarin e kolonelit Muammar Gaddafi dhe njëkohësisht ministër të jashtëm të regjimit të tij Abdulati Al-Obeidi.

default

Parlamenti, Athinë

Takimi ishte kërkuar nga kryeministri i Libisë Al-Baghdadi Ali Al-Mahmudi një ditë më parë në bisedën telefonike me Papandreun. Misionari libian mbërriti në Athinë me avion nga Tunizia ku kishte kaluar në rrugë tokësore nga Libia e përfshirë në luftë. “Nga të thënat e të dërguarit të Libisë duket se edhe regjimi kërkon zgjidhje. Është e nevojshme një përpjekje serioze për paqen dhe stabilitetin në rajon” deklaroi pas takimit ministri i jashtëm grek Dhimitris Dhrucas.

Sipas ministrit pala greke i përsëriti të dërguarit të Gaddafit “mesazhin e qartë” të komunitetit ndërkombëtar për respektim të vendimeve të OKB-së dhe pushim të menjëhershëm të zjarrit. Heshtje e plotë u mbajt ndërkohë rreth mesazhit të mbartur nga misionari i regjimit të Tripolit, i cili do të vazhdojë sot kontaktet e tij në Turqi dhe në Maltë. Spekulime ndërkohë thonë se kolonel Gaddafi negocion largimin e tij jashtë vendit me kusht që të mbeten në pushtet bijtë e tij.

Autor: Niko Anagnosti

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 04.04.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10nMY
  • Data 04.04.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10nMY