1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

I ashpër, por brilant - kryegjykatësi në procesin e NSU-së

Procesi gjyqësor kundër të dyshuarve si doras dhe në serinë e vrasjeve të Lëvizjes Ilegale Nacionalsocialiste (NSU) konsiderohet si proces i shekullit. Gjykatësit ndodhen nën presion të madh.

Pesë gjykatës do të marrin vendimin në procesin e NSU-së. Katër gjykatës janë shoqërues, por kanë të njëjtën të drejtë vote si kryegjykatësi. Por ai ka një rol të posaçëm. Ai drejton procesin dhe përcakton stilin dhe vazhdimin e procesit gjyqësor. Ky kryegjykatës quhet Manfred Götzl. Shefi 59 vjeçar i Senatit të Mbrojtjes së Shtetit në Gjykatën e Lartë Rajonale në Mynih konsiderohet si jurist me përvojë dhe që e përballon stresin. Në vitet '80 ai punonte si prokuror dhe pastaj kaloi shpejt në postin e gjykatësit. Götzl i shmanget publikut. Intervista ai nuk jep.

Një njeri që u përmbahet rregullave

Gisela Friedrichsen, raportuesja shumëvjeçare e revistës "Der Spiegel" ka shoqëruar thuajse çdo proces të madh gjyqësor në njëzet vjetët e fundit në Gjermani dhe prandaj e njeh Götzlin. Në bisedë me DW ajo e përshkruan atë si jurist brilant. "Ai mendon shpejt. Ai mendon në mënyrë të strukturuar. Po të duash të shprehesh negativisht, ai është një teknokrat."

Kjo u duk që në ndarjen e vendeve për gazetarët që do të vëzhgojnë procesin në sallën e gjyqit. Ai nuk donte të bënte ndonjë gabim formal dhe donte të sillej patjetër shumë neutral. Ndaj gjyqi vendosi që për ato pak vende vëzhguesish në parlament të vendoste radha në kohë, kur gazetarët do të regjistroheshin për ta ndjekur procesin direkt në sallë. Që në dërgimin e emailit ndodhi një avari, këtë Gjykata e Lartë Rajonale ndërkohë e pranoi. Në një deklaratë me shkrim, Götzli e mbron mënyrën e procedimit. Si mungesë nuhatjeje u kritikua mënyra e ndarjes së vendeve në sallë, sepse në ata që u prekën ishin edhe mediet turke. Ata kanë një interes të veçantë tek ky proces gjyqësor, sepse tetë nga dhjetë viktimat janë me origjinë turke.

Dyshime për nuhatjen

Gjykatësi Manfred Götzl

Gjykatësi Manfred Götzl

Götzli është një njeri që u përmbahet në mënyrë të rreptë direktivave dhe fakteve. Ai punon në mënyrë precize dhe e merr seriozisht përgjegjësinë e tij. Mënyra si e zhvillon ai procesin gjyqësor konsiderohet si e pakëndshme. Po ta shqetësojë diçka, ai mund të "shpërthejë" shumë shpejt. Për shembull kur shpjegimet e dëshmitarëve ose të avokatëve atij i duken shumë të zgjatura ose jo në lidhje me atë që kwrkohet. Prandaj Friedrichsen ka dyshime nëse Götzli do të gjejë gjithmonë tonin e duhur në proces. Por kjo është e rëndësishme. Gjithsesi, fjala është edhe për shpresat dhe interesat e viktimave në serinë e vrasjeve. Pra në diskutim janë edhe të prekurit, të afërmit e viktimave, jo vetëm parimet juridike. Ato Manfred Götzli i zotëron gati si askush tjetër. Gjatë gjithë periudhës së tij në post, vetëm një vendim i tij është korrigjuar nga Gjykata më e Lartë Federale. Prandaj të gjitha palët kanë besim që Götzli e përballon procesin gjigand, ku për përgatitje u desh të lexohen 280.000 faqe, nga 600 dosje hetimore.

Ka pesë të akuzuar. Më e rëndësishmja është Beate Zschäpe, e vetmja që ka mbetur gjallë nga treshja e NSU-së. Do të shqyrtohet sa thellë ka qenë përfshirë Zschäpe në vrasje dhe pse nuk i pengoi ajo ato.

Autor: Wolfgang Dick/ Auron Dodi

Redaktoi: E. Xhani