1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Hyseni në Berlin: «Kosova është një vend i sigurt»

Dhjetra mijë kosovarë kanë ardhur në Gjermani qysh nga fillimi i vitit. Federata është përpjekur ta ndalë këtë valë në mënyra të ndryshme. Tani numri i azikërkuesve nga Kosova ka filluar të bjerë.

Pas valës masive të kosovarëve që vinin drejt Gjermanisë në javët e fundit, numri i azikërkuesve nga ky vend i Ballkanit tani ka nisur të bjerë. Në fillim të shkurtit kanë ardhur çdo ditë rreth 1000 kosovarë në Republikën Federale, madje më 10 shkurt mbërritën 1500 syresh, tha të mërkurën në Berlin ministri i Brendshëm  Thomas de Maizière (CDU) pas takimit me homologun e tij kosovar Skender Hyseni. «Kjo shifër vazhdon të jetë e lartë, por ka edhe një rënie të ndjeshme.» Tani duhet punuar, që që mbetet kështu.

Numri i azilkërkuesve nga Kosova javët e fundit u rrit vrullshëm. Në janar paraqitën 3630 vetë nga Kosova kërkesë pë razil në Gjermani - 85 përqind më shumë se në dhjetor. Në shkurt, sipas Ministrisë së Brendshme madje numri i kërkesave për azil nga ky vend arriti në 7000. Këtyre u shtohen edhe disa dhjetra mijë kosovarë, që ndërkohë ndodhen në Gjermani, nuk kanë praqitur ende kërkesë për azil, por që e kanë ndërmend ta bëjnë këtë. Sipas Ministrisë së Brendshme që nga fillimi i vitit kanë ardhru në Gjermani rreth 25 000 vetë nga Kosova. Kërkesat e tyre për azil do të refuzohen me ndonjë përjashtim të rrallë, sepse autoritetet nuk i konsiderojnë kosovarët si të përndjekur politik. De Maizière tha, se ky zhvillim ka preokupuar jo vetëm palën gjermane, por edhe qeverinë në Kosovë. «Kjo ka qenë e papranueshme për të dyja shtetet.»

Hyseni në Berlin: «Kosova është një vend i sigurt»

Hyseni theksoi, se kosovarët e duan Gjermaninë. Ndaj shumë syresh kanë marrë rrugën drejt Gjermanisë. Përveç kësaj gjendja ekonomike nuk është aspak e mirë. Njerëzit vijnë në Gjermani për arsye ekonomike, jo për arsye politike. «Kosova është një vend i sigurt», theksoi ai.

Hyseni pranoi megjithatë, se në vendin e tij korrupsioni është një problem i madh, ashtu si edhe në shtetet e tjera të Ballkanit. «Ne nuk jemi engjëj në Kosovë.» Siaps tij, ky problem nuk mund të zgjidhet afatshkrutër. Por qeveria e tij e ka vendosur në krye të agjendës luftën kundër korrupsionit. Nuk duhet lejuar, që "hajdutët dhe idiotët" ta shkatërrojnë vendin, tha ai.

Qeveria Federale e Gjermanisë përmes rrugëve të ndryshme është përpjekur që t'i bjë ballë dyndjes së kosovarëve në vend - ndër të tjera duke kontribuuar me ndihma në kontrollin kufitar në Ballkan si dhe përmes procedurave të përshpejtuara për shqyrtimin e kërkesave të kosovarëve për azil. De Maizière theksoi, se ende nuk është e sigurtë, që tendenda e rënies së numrit të azilkërkuesve kosovarë do të vazhdojë. Por të paktën kjo po vazhdon prej disa ditësh, pra nuk është krejt "spontane". E rëndësishme është tani që azikërkuesit nga Kosova sa më shpejt të kthehen në atdhe.

Hyseni kërkoi lehtësimin e dhënies së vizave për vendin e tij, duke iu referuar faktti se kjo vlen edhe për vende të tjera të rajonit. De Maizière u shpreh i rezervuar lidhur me këtë. Me Serbinë kemi pasur përvojë të keqe, tha ai: numri i azilkërkuesve serbë në Gjermani është rritur ndjeshëm pas shfuqizimit të regjimit të vizave para pak vitesh.

Bashkëpunim Gjermani-Kosovë për ndaljen e fluksit të azilkërkuesve

Vala e rëfugjatëve nga Kosova duket se ka nxitur edhe takime tintensive mes politikanëve drejtues të Gjermanisë dhe Kosovës. Krahas vizitave të përfaqësuesve nga disa lande të Gjermanisë në Kosovë qendroi në Berlin të hënën (02.03) edhe ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi, i cili me takim me homologun gjerman Frank-Walter Stienmeier ka biseduar për problemin e refugjatëve. Të dy vendet do të bashkëpunojnë për përballimin e kësaj situate. Ministri i Jashtëm Frank-Walter Steinmeier theksoi në Berlin (02.03), se vetëm të përndjekurit politik kanë "një shans për azil" në Gjermani. Njëkohësisht Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka vënë në dispozicion një milionë Euro shtesë për të ndihmuar të kthyerit.

Ministrat e brendshëm të landeve të Gjermanisë vendosën në shkurt për përshpejtimin e procedurave të shqyrtimit të kërkesave për azil për refugjatët nga Kosova. Azilkërkuesit nga Kosova që nga e mërkura (17.02) duhet të llogarisin me refuzimin e shpejtë të kërkesave të tyre për azil në Gjermani. Një sërë aplikimesh tani do të shqyrtohen me procedurë të përshpejtuar brenda 14 ditësh. Me këtë masë autoritetet kanë reguar ndaj rritjes masive të numrit të refugjatëve nga Kosova.