1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Hyn në fuqi Konventa kundër bombave dispersive

Bombat dispersive konsiderohen veçanërisht tinzare: bombat e paplasura mbeten për vite me radhë të pazbuluara, deri sa rastësisht një fëmijë që luan ose një fshata që punon tokën shkel mbi to.

Bomba dispersive në Liban

Bomba dispersive në Liban

Mbi 100 shtete e kanë nënshkruar tashmë konventën për bombat dispersive, pothuajse 40, ndër to Gjermania, e kanë ratifikuar. Nga nënshkrimi deri tek hyrja në fuqi e Konventës kanë kaluar vetëm 20 muaj, gëzohet Paul Vermeulen, drejtori i organizatës Handicap International.

"Shtetet angazhohen tashmë për të dytën herë intensivisht për ndalimin e një arme, që përdoret në masë të madhe, pas konventës së minave anti-person."

Me këtë konventë vendet dënojnë përdorimin, zhvillimin, prodhimin, magazinimin, dhe përhapjen e bombave thërrmuese. Municioni thërrmues hidhet në kuti nga avionët. Pas rënies në tokë kontejnerët hapen dhe qindra bomba të vogla shpërndahen në një sipërfaqe të madhe sa disa fusha futbolli. Në më shumë se 20 vende janë përdorur deri tani bombat. Veçanërisht i prekur është Laosi. Këtu u hodhën gjatë luftës së Vietnamit mbi 400.000 bomba thërrmuese.

Brenda tetë vitesh rezervat e bombave dispersive duhet të jenë shkatërruar

Pastruesit e minave rrezikojnë çdo herë jetën kur heqin minat

Pastruesit e minave rrezikojnë çdo herë jetën kur heqin minat

Tinëzia në këtë mes: Shpesh bombat dispersive nuk shpërthejnë. Ato mbeten të paplasura nëpër pemë ose mblidhen nga fëmijët, që besojnë se arma është lodër. Sipas llogaritjeve të Handicap International 90 për qind e njerëzve të plagosur nga bombat dispersive janë civilë. Me konventën për bombat dispersive shtetet zotohen edhe që të ndihmojnë në rrugë mjekësore dhe psikologjike viktimat.

Konventa i detyron shtetet që t'i shkatërrojnë stoqet e tyre me bomba dispersive brenda tetë viteve të ardhshme. Spanja dhe Austria e kanë përmbushur tashmë këtë pjesë të marrëveshje, Gjermania planifikon t'i ketë asgjësuar stoqet deri në 2015-ën.

Edhe sikur pas 1 gushtit të mos përdoren më bomba dispersive, do të zgjasë me dekada deri sa Toka të jetë pa bomba thërrmuese. Konferenca e parë e shteteve nënshkruese të konventës për dënimin e bombave dispersive do të zhvillohet në Laos në nëntor. Atëherë do të miratohet një plan veprimi për të fuqizuar zbatimin eficient të marrëveshjes dhe kontrollin e saj.

Autor: Pascal Lechler/Elert Ajazaj

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 30.07.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OY8x
  • Data 30.07.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OY8x