1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Hyn në fuqi amnistia për opozitarët e burgosur ukrainas

Bashkimi Europian përshëndet zhvillimet e fundit në Ukrainë. Ashton flet për "hapa të rëndësishëm". Merkel pret sot në Berlin përfaqësues të opozitës ukrainase.

default

Gjatë lirimit të ndërtesës së Bashkisë në Kiev

Këtë të hënë hyn në fuqi amnistia për kundërshtarët e qeverisë të dënuar nga drejtësia. Prokuroria në Kiev bëri të ditur që ligji i amnistisë është i vlefshëm për të gjithë ata, që ishin dënuar mes 27 dhjetorit dhe 2 shkurtit. Qeveria në këtë mënyrë i përgjigjet kërkesës së opozitës. Presidenti i vendit, Viktor Janukoviç, pati miratuar i detyruar në fillim të muajit ligjin në fjalë dhe pranoi të bisedonte me opozitën pas vrasjes së katër protestuesve. Kundërshtarët e qeverisë ndërkohë i dhanë fund pas 11 javësh pushtimit të bashkisë së Kievit. Të pakënaqur me vendimin e presidentit Viktor Janukoviç për anulimin e marrëveshjeve me Bashkimin Europian, ata vunë nën kontroll ndërtesat qeveritare për gati dy muaj rresht, në pritje të përmbushjes së kushteve të qeverisë për amnistinë. Të premten autoritetet lanë të lirë të paktën 243 persona.

Catherine Ashton Kiew 04.02.2014

Catherine Ashton gjatë një takimi në Kiev me politikanë opozitarë


E ngarkuara e BE-së për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton, përshëndeti lirimin e ndërtesës së bashkisë si dhe lirimin nga burgu të kundërshtarëve të qeverisë. Kjo mund “të reduktojë tensionet mes palëve. Këto janë hapa të rëndësishëm", tha Ashton. Ajo i bëri thirrje udhëheqjes ukrainase që të ndërpriten të gjitha procedurat në vazhdim për dënimin e kundërshtarëve të qeverisë. Kancelarja gjermane Angela Merkel këtë të hënë pasdite (17.02) do të takohet në Berlin me politikanët opozitarë ukrainas Vitali Klitschko dhe Arseni Jazenjuk. Në qendër të takimit do të jetë gjendja e brendshme politike në Ukrainë. BE po bën përpjekje kohëve të fundit të ndërmjetësojë mes qeverisë dhe opozitës në vendin e përfshirë nga kriza.

Klitschko dhe Jazenjuk kishin marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, që zhvilloi punimet para dy javësh. Edhe presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck, pret këtë të hënë të ngarkuarin e Parlamentit të BE-së për Ukrainën, Aleksander Kvasnievski.