1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Hungaria ekstradon nё Gjermani mohuesin e Holokaustit Mahler

Ekstremisti i djathtё Horst Mahler mё kot u pёrpoq tё kёrkojё azil nё Hungari. Tani njё gjykatё nё Budapest i hapi rrugёn dorёzimit tё 81 vjeҁarit tek autoritetet gjermane.

Kundёr tё arratisurit nga Gjermani, mohuesit tё Holokaustit Horst Mahler ka njё urdhёrarresti europian. Gjykata e qytetit nё Budapest vendosi tani, qё Mahler t'u dorёzohet autoriteteve gjermane. Kёtё e komunikoi agjencia hungareze e lajmeve MIT.

Policia hungareze e arrestoi 81 vjeҁarin mё 15 maj nё qytetin kufitar Sopron. Dy ditё mё pas gjykata e qytetit e vendosi atё nё arrest ekstradimi.  Me arratisjen nё Hungari  ish-terroristi i RAF(fraksioni i ushtrisё sё kuqe)sot ekstremist i djathtё, donte t'i shmangej pёrmbarimit tё drejtёsisё nё Gjermani.

Mahler nё vitin 2009 u dёnua me dhjetё vjet heqje lirie pёr nxitje tё urrejtjes popullore dhe mohimit tё Holokaustit. Verёn e vitit 2015 drejtёsia gjermane nё sfondin e gjendjes shёndetёsore tё tij kishte vendosur faljen e pjese tё dёnimit tё mbetur. Por ky vendim mё pas u tёrhoq. Kёsisoj Mahler nuk u rikthye nё burg, por doli nё ilegalitet.

Nuk ka ndihmё nga Orbani

Mё kot Mahler u pёrpoq tё kёrkojё azil politik nё Hungari. Edhe njё kёrkesё drejtuar personalisht kryeministrit nacionalist tё djathtё hungarez Viktor Orban nuk pati sukses. Pas vendimit pёr ekstradim autoritete gjermane kanё dhjetё ditё kohё pёr ta sjellё atё nё Gjermani. Prej kohёsh Hungaria tёrheq figura tё ekstremit tё djathtё nga Europa Perёndimore.

 

 

vfb/la(dpa, ape, afp)