1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Hungari: Sulm ndaj mediave të pavarura

Përveç taksave tashmë në fuqi, të ardhurat e reklamave të kompanive të medias në Hungari do të tatohen në të ardhmen në mënyrë progresive.

Ekrane pa figurë, faqe gazetash pa lajme, zhurmë në eter: 130 stacione televizive, radio, gazeta, revista dhe portale online protestuan javën e kaluar kundër një propozimi të qeverisë konservatore të Viktor Orban për një tatim të posaçëm për median. Edhe pse në protestë morën pjesë edhe mediat kryesore private pro-qeveritare, si HírTV, Lánchíd Rádió dhe gazeta Magyar Nemzet, kjo nuk solli gjë. Parlamenti hungarez e miratoi më 11.06.2014 ligjin e diskutueshëm mbi të ashtuquajturin tatim mbi reklamat në media.

Ky parashikon që përveç taksave tashmë në fuqi, të ardhurat e reklamave të kompanive të medias në Hungari të tatohen në të ardhmen në mënyrë progresive dhe pjesërisht drastike - Të ardhurat prej reklamave nën 500 milionë forinta (1.6 milionë euro) nuk do të tatohen, kurse të tjerat që kalojnë këtë shumë do të tatohen me 10 deri në 30 për qind, nëse të ardhurat shkojnë nga 50 miliardë forinta (65 milionë Euro) e lart, ato tatohen me 40 për qind.

Prej tatimeve preken dy televizionët privatë më të sukseshëm, që respektojnë distancën gazetareske ndaj të gjithë aktorëve politikë. Për shumë stacione të pavaruara radioje dhe televizori këto taksa mund të çojnë në falimentimin e tyre.

Sulm ndaj mediave të lira dhe të pavarura

Poltikani i partisë së Viktor Orbánit, Fidesz, Gergely Gulyás, thotë se me këtë masë synohet që të pakësohen "programet e dëmshme". Sidomos mediat komerciale si RTL Klub dhe TV2 "shkaktojnë me programet e tyre dëme të rëndësishme sociale", prandaj kjo taksë duhet konsideruar si "taksë për higjenizimin e programit".

Gazetarët hungarezë e konsiderojnë këtë taksë si sulm ndaj lirisë së shtypit. Csaba Nagy, kryeredaktor i portalit 168ora.hu. thotë se kjo taksë është paralajmërim ndaj të gjitha mediave të pavarura në Hungari.

Andreas Rudas, drejtor për Evropën Qendrore dhe Lindore i grupit mediatik të Luksemburgut, RTL, thotë se ky është "sulm i drejtpërdrejtë ndaj të gjitha mediave të lirë dhe të pavarura në Hungari." Kjo taksë "u pret atyre pak mediave që kanë mbetur të pavarura në Hungari, dhe që janë fitimprurëse, bazën e tyre të jetesës," thotë Rudas.

Shkatërrim i medias

Edhe gazetarët që janë hapur pro qeverisë e kritikojnë këtë taksë. "Unë pajtohem me qëllim për të ndërmarrë diçka kundër produkteve mediatike pa vlerë dhe me përmbajtje të dëmshme," thotë Ottó Gajdics, kryeredaktor i radios konservatore të djathtë Lánchíd-Rádió. "Por taksa reklamave shkakton shkatërrimin e medias, në vend që ta detyrojë atë për të bërë një produkt më të mirë."

Në reditjet botërore të organizatave për lirinë e shtypit si "Reporterët pa Kufij" ose "Freedom House" Hungaria vitet e fundit ka rënë shumë poshtë. Aktualisht Hungaria është i vetmi vend i Evropës Qendrore që ndodhet në kategorinë e vendeve me shtyp pjesërisht të lirë. Në krahasim me vendet e tjera BE-së, gjendja e mediave është më keqe se në Hungari vetëm në Kroaci, Greqi dhe Bullgari.