1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Hungarezët duhet të shtrëngojnë rripin - prezantohet paketa e shpëtimit të financave shtetërore

Hungaria kërkon të fusë një taksë të re bankare në mënyrë që të rehabilitojë buxhetin shtëtëror dhe të pengojë krizën e borxheve. Përveç kësaj kursime të mëdha do të bëhen në sektorin publik.

default

Nuk kemi ç'të bëjmë!Kryeministri hungarez, Viktor Orban përgatit hungarezët për kursime

Kryeministri i ri hungarez, Viktor Orban kërkon nga institutet financiare që të paguajnë për të rehabilituar buxhetin shtetëror dhe për të zbutur frikën nga falimentimi i shtetit. "Ne duam të fusim një taksë bankare. Bankat, sigurimet, kompanitë e lizingut duhet të paguajnë që këtë vit rreth 700 milionë euro për buxhetin e shtetit." Kohëra të vështira për ekonominë financiare të Hungarisë, njoftoi edhe Sekretari i Shtetit për Çështjet Financiare, Mihaly Varga: "Në kërkim të rezervave ne do të vendosim fokusin edhe tek kompanitë e lizingut. Në këtë sektor ne presim më shumë ndihma për buxhetin e shtetit."

Bursat botërore u trazuan pas lajmeve jo të mira nga Hungaria

Bursat botërore u trazuan pas lajmeve jo të mira nga Hungaria

Fajësime të dyanshme për 'mizerjen' ekonomike hungareze

Javën e fundit aksionet bankare ranë shumë kur përfaqësues të qeverisë paralajmëruan për rreziqet që ekzistojnë që vendi të bjerë në krizë të ngjashme si ajo e Greqisë, duke shkaktuar në gjithë botën një shok që ka kaluar ndërkohë. Për fat të mirë, thotë Lajos Kosa, Kryetar Bashkie i qytetit të Debrezen-it, i frikësuar për vendet e punës në qytetin e tij. Ai nuk ka mirëkuptim për reaksionet e menjëhershme të tregjeve: "Fajin nuk e ka ai që thotë të vërtetën, por ata që shkaktuan mizerjen, qeveria e kaluar socialiste."

Kjo nuk është shumë e vërtetë, thotë ministri i Financave, György Matolcsy duke u përpjekur që të kufizojë dëmet. Sepse qeveria e kaluar pati filluar kursim e kursimeve që në vitin 2008, kur shteti gati falimentoi. Matolcsy: "Deri në fund të vitit ne mund të na duhet të marrim borxhe të reja. Në këtë mënyrë mund të arrijmë zhvillimin e ekonomisë."

Qytetarët hungarezë duhet të shtrëngojnë fort rripin

Tronditje nuk kanë marrë vetëm tregjet financiare. Mijëra punonjës të sektorit publik duhet të pushohen nga puna dhe të gjitha rrogat duhet të ulen me 15 përqind. Por plani që buxheti të plotësohet me rezervat e pensioneve, u hoq nga rendi i ditës.

Qytetarët hungarezë duhet të kursejnë! Do të rrallohen shprenzimet për dëfrim e kalimin e kohës së lirë si në pishinën Szechenyi-Bad në Budapest?

Qytetarët hungarezë duhet të kursejnë! Do të rrallohen shprenzimet për dëfrim e kalimin e kohës së lirë si në pishinën Szechenyi-Bad në Budapest?

"Kur shteti merr të ardhurat e arkave të pensioneve, atëherë kjo nuk është gjë tjetër përveçse vjedhje", thotë shefi i opozitës socialdemokrate, Ildiko Lendvai. Paralajmërimet për rreziqet e falimentimit, janë strategji e qeverisë për të mos zbatuar premtimet e bëra gjatë fushatës elektorale për uljen e madhe të taksave, thotë opozita. Tani bëhet fjalë vetëm për thjeshtësimin e sistemit të taksave.

Qytetarët e Hungarisë duhet megjithatë të shtrëngojnë fort rripin. Kreditë e preferuara të konsumit, të lidhura me euron ose frankën zvicerane nuk do të ndalohen për të penguar mospagimin e kredive për shkak të lëkundjeve të kursit. Megjithatë një nga 29 pikat e planit të përgjithshëm të kursimit të kryeministrit Orban është:

"Ne do të lejojmë qytetarët që të djegin rakinë vetë në shtëpi dhe nuk do ta taksojmë këtë." Vetëm se këtë hungarëzet e kanë bërë vetë deri tani.

Autor: Andreas Meyer-Feist/Aida Cama

Redaktoi: Lindita Arapi

  • Data 09.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Nlw5
  • Data 09.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Nlw5