1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Humbje apo shans?

Situata aktuale në Kosovë komentohet në mënyra të ndryshme në shtypin gjermanofon. Disa e shohin si shans për ndryshimin e elitës politike në vend, ndërsa të tjerë si një problem, që vetëm sa i prish punë shtetit të ri.

Shtypi gjerman komenton situatën në Kosovë

Shtypi gjerman komenton situatën në Kosovë

E përditshmja vjeneze "Die Presse" kritikon: "Kosova ka me të vërtetë shumë probleme. Një pjesë e territorit të saj refuzon t'i nënshtrohet kontrollit qeveritar, infrastruktura ka mangësi të mëdha – këto janë vetëm dy syresh. Me t'u shfaqur në horizont bisedimet me Serbinë për zgjidhjen e problemeve të së përditshmes, negociatat me BE-në për heqjen e vizave janë në fazën më të nxehtë – dhe çfarë bën LDK-ja? Ajo hedh qeverinë në erë. Po të merren si kriter grindjet e papërgjegjshme mes partive, atëherë Kosova i ka arritur standarded evropiane."

Agjencia Gjermane e Lajmeve, dpa, në një analizë të publikuar nga disa gazeta gjermane kujton sfondin e krizës: "Hapat e ndërlikuara ligjore, që pritet të ndodhin, po zhvillohen para hetimeve penale të EULEX-it kundër disa zyrtarëve të lartë. Është një e fshehtë e hapur, që shumë politikanë të Kosovës bëjnë pazarllëqe me struktura të dyshimta klanore dhe bandash. Kosova tradicionalisht konsiderohet si strumbullari i trafikut të drogës, armëve, tregtisë me njerëz dhe prostitucionit në Evropë. Kur papunësia në disa pjesë të vendit kap afro 80 përqindshin, është veçanërisht rinia më e presidpozuar ta fitojë nga mafia 'bukën e gojës'."

"Die Tageszeitung" e Berlinit e sheh krizën si një shans: "Një brez i ri po troket në dyert e pushtetit. Ata as nuk kanë plis e as nuk ndihen borxhlinj ndaj kreut të vjetër të luftës guerrile. Ata janë pjesë e botës së globalizuar. Nëse këta të rinj e marrin seriozisht shansin e tyre dhe angazhohen në partitë e reja dhe moderne që po formohen tani, atëherë ata mund të sjellin një kthesë të mirëfilltë në zgjedhjet e reja të parakohshme."

Autor: Anila Shuka(dpa/presse/taz)

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 19.10.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Phqw
  • Data 19.10.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Phqw