1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

"Humbja më e madhe deri më sot " - Hakerat vjedhin 24 mijë dokumente kompjuterike të Pentagonit

Ndaj ministrisë së Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mars është kryer një prej sulmeve më të mëdha të hakerave në historinë e saj.

Pamje simbolike

Pamje simbolike

Pamje nga Pentagoni

Pamje nga Pentagoni

Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka vendosur pas disa vitesh shqyrtimesh të hollësishme për një strategji të re për luftën kundër hakerave të komjuterëve. Sepse pandërprerë kompjuterët e ushtrisë dhe qeverisë sulmohen përmes rrjetit të internetit. Një mbrojtje edhe më e mirë si dhe një bashkëpunim me sektorin e industrisë private janë të rëndësishme, tha zëvendëssekretari amerikan i Mbrojtjes, William Lynn gjatë shpjegimit të strategjisë së re kibernetike në një fjalim të mbajtur në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare.

Në foto, William Lynn

Në foto, William Lynn

Në parim nuk përbën risi lajmi se Pentagoni ka pësuar në pranverë një sulm të rëndë nga hakerat. Por duke folur për këtë çështje Lynn, tregoi disa detaje që nuk diheshin: në mars të vitit 2011 Pentagonit i janë shkaktuar humbjet më të mëdha të të dhënave deri më sot. Me kërkesë të një shërbimi të fshehtë të jashtëm, hakerat kanë depërtuar në serverin e një firme kontraktuese të Pentagonit. Gjithset janë vjedhur 24 mijë dokumente me të dhëna të ndjeshme të Pentagonit, të cilat ndodheshin në rrjetin kompjuterik të industrisë së armatimit.

Pamje simbolike

Pamje simbolike

Megjithatë Lynn nuk deshi të japë hollësi mbi përmbajtjen e të dhënave të vjedhura. Po ashtu nuk deshi as të tregojë se kush ishte hajni. Vetëm kaq: besojmë që pas tërë kësaj qëndron një qeveri e huaj. "Ne kemi një ide mjaft të qartë për këtë", sqaroi ai. Arsyeja: serverët me të cilët mund të depërtohet në rrjetin e Pentagonit kanë nevojë për kapacitet të lartë dhe në parim me ta operojnë vetëm shtetet. Në këtë mënyrë ai përjashton mundësinë, që këtë ta ketë bërë ndonjë grup terrorist apo hakerat e lirë si për shembull grupi i shfaqur së fundi "Anonymuos", i cili ndërkohë ka arritur të futet në sisteme komjuterike të bankave të mëdha dhe të autoriteteve qeveritare amerikane.

Dhe kur bëhet fjalë për shtetet si porosidhënës për vjedhjen masive të të dhënave atëherë amerikanët për shumicën e rasteve të sulmeve kibernetike të zbuluara deri tani fajësojnë Rusinë dhe Kinën.

Autor: Silke Hasselman / Esat Ahmeti

Redaktoi: Aida Cama

DW.COM